Të rrisësh gjoksin vetëm për një natë

Life style

Të rrisësh gjoksin vetëm për një natë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Po merr një hov të paparë një fenomen i ri, që ka nisur fillimisht në New York. Imagjinoni që ju kanë ftuar në një mbrëmje speciale, zgjidhni veshjen tuaj me kujdes, rregulloni flokët dhe… bëni një ndalesë të shkurtër tek kirurgu plastik. Jo për ndonjë ndërhyrje. Tani është e mundshme të rrisni masën e gjoksit për një mbrëmje, vetëm me një pickim të thjeshtë.

Për këtë mjafton një injeksion me solucionin e salinës, i njëjti ose thuajse i njëjti me serumin e vjetër fiziologjik. I injektuar në gjokset tuaja, ai i bën të fryhen thuajse natyralisht për të shfryrë më pas vetë pas 24 orësh. E thjeshtë, por gjithsesi kushton 2660 euro.
E destinuar fillimisht për implantet e gjirit, kjo teknikë po zhvillohet sot falë një kirurgu estetik njujorkez, doktor Rowe. Në një artikull të Neë York Times, ai shpjegon:

"Fillimisht procedura u konceptua si një mënyrë që femrat e interesuara për të zmadhuar gjoksin të mund të shihnin realisht se si do të dukeshin pas operacionit. Nëse ato nuk ishin të sigurta për një implant, u injektohet solucioni i salinës dhe kështu ato mund të krijonin një ide gjatë 24 orëve".

Sigurisht, nuk u desh të pritej shumë që femrat të zinin radhë para klinikës së tij për të bërë një pickim të shpejtë përpara një eventi të madh. "Bëhet nami kur ka dasma, festa, mbrëmje apo ceremoni me tapet të kuq", tregon i qeshur doktor Rowe.
Por a ka pasoja në shëndet?

Pjesës tjetër të mjekëve nuk u vjen shumë për të qeshur. Sipas disa kirurgëve plastikë në SHBA kjo praktikë nuk është vërtet e nevojshme dhe mjafton një gjoksmbajtëse për t'u ndierë rehat me veshjen. Sigurisht që kjo nuk është një procedurë invazive, por gjithsesi lëkura pëson tërheqje. Dhe duke modifikuar strukturën e gjinjve, ato mund të behën më të butë. Ndërsa një tjetër kirurge plastike në New York mendon se nëse bëhet nga profesionistë, atëherë shumë mirë. Por ama jo tre ditë rresht, moderimi është shumë i rëndësishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat