Një në 3 çifte ka probleme me seksin

Life style

Një në 3 çifte ka probleme me seksin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:37
Foto Ilustrim

Studimi më i fundit tregon se në tri çifte njëri prej tyre ka probleme me dëshirën seksuale. Rreth 20% e çifteve të martuara bëjnë seks maksimumi 10 herë në vit. Dëshira e ulët seksuale nuk është vetëm “çështje femrash”. Shumë ekspertë besojnë se dëshira e ulët seksuale tek meshkujt është një sekret i cili është ditur të ruhet mirë.

Mund të jetë një element apo një tjetër i cili në një kohë të caktuar të bën të mos kesh dëshirë për seks, por kjo nuk do të thotë të bësh seks 10 herë në vit. Nuk mund të mendohet kurrsesi që partnerët u qëndrojnë besnik njëri-tjetrin kur ka një dendësi raporti intim kaq të pakët.

Përshtatjet

Njerëzit me dëshirë të ulët seksuale zakonisht martohen me partnerë të cilët e dëshirojmë më shumë seksualizmin, intimitetin, përkëdheljen dhe afrinë mes njëri-tjetrit. Seksi është një pjesë shumë e rëndësishme e martesës. Kur seksi është i mirë, i ofron çifteve mundësi për të marrë dhe dhënë kënaqësi, për t’u lidhur si shpirtërisht edhe emocionalisht. Seksi ndërton afri, intimet dhe ndjesinë e ortakërisë.

Nëse jeni një femër të cilës i mungon dëshira për seks, mbani mend që organi juaj seksual më i rëndësishëm është truri. Për t’u ndjerë më seksuale, në fillim ju duhet të vendosni një jetë seksuale të kënaqshme, por edhe të dashuroheni shumë përpara se të lidheni në martesë. Pasi në mendjen tuaj keni ngulitur këto ide, atëherë jeni gati për një marrëdhënie intime, dashurore dhe seksuale që ju lë pa mend.

Energjitë seksuale

Nëse jeni ju partnerja që ka më shumë energji seksuale, atëherë duhet t’i qëndroni shumë pranë partnerit, ta kuptoni dhe të jeni shumë të komunikueshme me të, në mënyrë që t’i bëni të qartë se me kalimin e kohës edhe ai do ta dëshirojë seksin po aq sa ju.

Çdo njeri ka momentet që nuk ka dëshirë të bëjë seks, edhe ata njerëz që e mbajnë veten si “hamshor”, por çfarë mund të bëhet nëse asnjëherë libido nuk është pjesë e trupit dhe mendjes suaj?

Dy kushte mund ndikojnë për të bërë të plogësht marrëdhënien tuaj: Kur mendoni për dëshirën tuaj seksuale si një problem apo kur partnerja juaj nuk është e kënaqur seksualisht. Dëshirat tuaja të ulëta për seks nuk u ndikojnë vetëm ju, por edhe te partneri tuaj. Nëse mendoni që ka një problem, atëherë ka një problem. Nëse partnerja juaj nuk është e lumtur, atëherë ka një problem.

Është e lehtë të besohet se vendimet për seksualizmin janë shumë personale dhe duhet të bazohen vetëm në nevojat dhe ndjesitë tij. Nëse nuk jeni në qejf, nuk jeni edhe pikë, apo jo?

Por në fakt nuk është kështu. Ka shumë arsye që ju tendosin nëse jeni ju personi që ka më pak dëshirë për seks. Motivi kryesor është që marrëdhëniet jo të kënaqshme seksuale shpesh shkaktojnë largim, tradhti dhe divorc. Në shumë marrëdhënie është femra ajo që merr në dorë situatën seksuale, duke vendosur vetë nëse do të bëjë dashuri me partnerin apo jo. Kur vendosni të bëni elementin “seks” shumë të rëndësishëm ju keni nevojë për partneren që të bëheni më të lidhur emocionalisht. Jo vetëm që do të ndiheni më të afërt, por do të zbuloni se “oreksi” juaj seksual nuk është zhdukur, por thjesht është maskuar për disa kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat