Çorape për filxhan: Bëhet lehtë dhe bëhet kështu

Life style

Çorape për filxhan: Bëhet lehtë dhe bëhet kështu

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Dimrit kafja apo çaji ftohen shumë shpejt. Këtë më së miri e dinë duhanxhinjtë, të cilët në të ftohtë patjetër duhet të kënaqen me këtë pije të preferuar

Për këtë shkak zakonisht përdorin termoset apo e pinë kafen me tri gllënjka.

“Visheni” filxhanin me çorape dhe çaji apo kafja nuk do të ftohen shpejt. Nëse nuk mund ta blini, mund ta bëni lehtë.

Image

Nevojiten:

∙ një çorape e vjetër,
∙ gërshërët,
∙ gjilpëra
∙ ngjitës silikoni.

Çorapes së vjetër pritjani pjesën e shputave dhe lëreni vetëm pjesën e mbishputave.

Pjesës të cilën e keni prerë rregullojani skajet apo kaloni skajet me ngjitës silikoni në mënyrë që të ndërpritni grisjen.

Në pjesën ku është doreza e filxhanit bëni një çarje dhe përsëriteni procedurën ashtu siç e keni bërë me skajet.

Çorapen mundeni edhe ta thurni nëse dini ta bëni këtë punëdore. Mjafton ta thurni në formë të këndit të drejtë dhe në skaj të bëni një bishtalec.

Nga ana tjetër, qepni një pullë dhe çorapja është e gatshme.

Sa me më shumë lara të jetë çorapja, filxhani do të jetë edhe më i bukur. Është pra kjo një dhuratë praktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat