“Është shtatzënë me fëmijën tim, por ajo ka vendosur të kthehet me ish-partnerin”- Ja rrëfimi i 27-vjeçarit që pret të bëhet baba së shpejti

Life style

“Është shtatzënë me fëmijën tim, por ajo ka vendosur të kthehet me ish-partnerin”- Ja rrëfimi i 27-vjeçarit që pret të bëhet baba së shpejti

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një 27-vjeçar vendosi që historinë e tij ta ndajë me të gjithë dhe të kërkojë ndihmë se si të veprojë tek “Dear Deidre”, rubrika e “The Sun”, pasi e dashura e tij është shtatzënë, por dëshiron të kthehet me ish-bashkëshortin.

“E dashura ime ka vendosur të rindërtojë sërish diçka me ish-bashkëshortin e saj, por ajo mban në bark fëmijën tim.

Unë jam 27 vjeç dhe jemi njohur bashkë në punë. Punojmë të dy për një agjent pasurish dhe mendova se ajo ishte e duhura dhe më dukej e mrekullueshme kur e pash për herë të parë.

Dukej 30 vjeç, por në fakt është 41 dhe e martuar e me dy fëmijë. Ne shkuam në një kurs trajnimi së bashku vitin e kaluar dhe dukej se edhe ajo ndihej shumë mirë me mua.

Nuk u largua nga unë gjatë pushimeve dhe më bëri shumë pyetje personale. Natën e fundit, hyri në dhomën e ngrënies dhe dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi dhe me flokë të lëshuara.

Ishte një darkë pune, por për shkak se kishim pirë verë, ajo mezi qëndronte në këmbë kur u ngritëm për t’u larguar. Unë e ndihmova që të ecte, por në derën e dhomës së saj, u përkul dhe më puthi.

Ajo e kyçi derën dhe ne bëmë seks në krevatin e saj. Lidhja jonë filloi normalisht, pasi të nesërmen më foli sërish. Por më pas, burri i saj pa një mesazh nga unë dhe filloi ta merrte situatën në dorë.

Ai e la atë bashkë me fëmijët, dhe u shpërngul diku tjetër.

Gushtin e kaluar, ajo më tha se po priste fëmijën tim dhe isha në qiellin e shtatë. Më kërkoi të shkoja tek ajo dhe mendova se gjërat mund të shkonin mirë.

Por, muajin e kaluar situata ndryshoi. Ndërsa vizitova familjen time në ditën e krishtlindjeve, ish-i i saj e kaloi kohën me të dhe me fëmijët e tyre.

Tani ajo më thotë se duan t’i japin njëri-tjetrit një shans të dytë dhe se çdo gjë që kishim bashkë ka marrë fund. Ajo madje më ka dëbuar.

Unë nuk dua që fëmija im të rritet nga ai, dhe sigurisht edhe ai nuk mund ta dëshirojë atë”.

Ndërsa “Dear Deidre” shkruan:

“Mjerisht, nëse nuk jeni i gatshëm të luftoni për kujdestarinë e fëmijës suaj, vendimi se me kë jeton foshnja merret nga nëna. Bashkëshorti i saj ndoshta është ndjerë njëlloj si ju, kur ju shkuat të jetonit me të dhe me fëmijët e tij.

Emocionet janë të forta, sepse nuk kishit menduar këtë situatë për fëmijën tuaj. Por ajo do të ketë menduar shumë për të ardhmen e familjes së saj, kështu që mund t’ju duhet ta pranoni vendimin e saj.

E di që kjo është e dhimbshme, por nuk do të thotë që nuk mund të jesh baba i mirë.

Thuaji asaj që  dëshiron të jesh gjithmonë aty për fëmijën tënd edhe nëse nuk mund të jesh me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat