9 hapa si të krijoni një biznes të suksesshëm

Life style

9 hapa si të krijoni një biznes të suksesshëm

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Këtu janë nëntë këshilla ​që të siguroheni nëse jeni përgatitur mjaftueshëm para se të ​filloni biznesin tuaj, duke i dhënë vetes shanset maksimale për të qenë të suksesshëm. Këto hapa janë përshtatur nga libri ​i autores me titull ‘The Entrepreneur Equation’.

Saktësoni dhe shqyrtoni synimet tuaja të vërteta

Është shumë e vështirë të gjesh rrugën për të shkuar diku nëse më parë nuk e dini se ku doni të shkoni. Më tej, edhe nëse keni një synim të saktë, ju duhet të gjeni rrugën më të drejt-për-drejtë që do t’ju çojë aty ku doni të shkoni.

Ndaloni për t’i shqyrtuar mirë arsyet pse ​i keni thënë vetes ‘dua të filloj biznesin tim’.

Krijoni një fond kursimesh

Kostot e fillimit të një biznesi të ri në shumë industri kanë rënë ndjeshëm. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra pjesë e realitetit. Shpesh bizneseve i’u duhen disa vite për t’u stabilizuar, ndaj do t’ju duhen fonde të mjaftueshme për ta filluar, operuar deri sa të stabilizohet dhe gjithashtu për të jetuar vetë.

Nëse nuk i dispononi të gjitha fondet e nevojshme vetë, atëherë përpiquni të identifikoni burimet e mundshme për financimin e nevojshëm.

Kohët e vështira që po kalojmë e kanë bërë edhe më të vështirë sigurimin e financimit.

Akumuloni eksperiencën e nevojshme

Menaxhimi i një biznesi në fakt lidhet me aftësin​ë e menaxhimit të punonjësve dhe furnitorëve, ​aftësi që duhet fituar para se të ​hapni biznesin tuaj.

Gjithashtu, do duhet ta njihni mirë industrinë në të cilën do operoni, përfshi edhe ato aspekte me të cilat mund të mos jeni të familjarizuar apo që mbase nuk i keni me qejf si p.sh. marketingu, kontabiliteti, etj.

Ju mungon eksperienca e nevojshme?

Atëherë, mbase është më mirë të shpenzoni ca kohë duke punuar për një biznes të ngjashëm apo të gjeni mënyrën për të punuar pranë pronarit të një biznesi në sektorin tuaj ose mund të filloni të punoni part-time, p.sh. në fundjavë, pranë një sipërmarrje të ngjashme. Thënë ndryshme, testoi më parë ujërat para se të filloni biznesin tuaj.

Rrisni njoftësitë/ rrjetin tuaj

Në mjaft raste, suksesi në biznes nuk varet thjesht nga njohuritë se sa nga të njohurit! Rrjedhimisht, nëse nuk keni njohje të mjaftueshme apo keni kohë që nuk investoni për të rritur njoftuninë tuaj, atëherë ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për ta forcuar dhe zgjeruar më tej rrjetin tuaj.

Lidhjet e forta mund t’ju ndihmojnë me këshilla biznesi apo lidhjet e nevojshme që do ju lejojnë të gjeni financimin, çmimet apo kushtet e favorshme me furnitorët apo shërbimet e tjera nga të cilat varet biznesi juaj.

Njihni vetveten

Mbase ju i preferoni gjërat ashtu siç janë (status quo) dhe i shmangeni vazhdimisht gjërave të papritura! Mbase nuk jeni shumë i prirur të përballeni me luhatjet e forta si p.sh. ato financiare!

Nëse jeni lloji i personit që e do fort stabilitetin dhe kontrollin, apo që kërkoni që gjithçka të shkojë sipas planifikimit, atëherë luhatjet e pashmangshme të fillimit të një biznesi të ri mbase nuk janë për ju.

Ndaj, është më mirë që të jeni të sinqertë me vetveten përpara se t’i niseni kësaj rruge.

Konsultohuni me avokatin tuaj

Nëse synoni të ​hapni një biznes i cili konkurron (direkt apo indirekt) me atë të punëdhënësit tuaj aktual apo nëse planifikoni t’i bëni një telefonatë ish-klientëve dhe kontakteve tuaja, atëherë mund ta gjeni veten në një situatë të vështirë ligjore, sidomos nëse këto elemente kanë qenë pjesë e kritereve të kontratës që ju mund të keni firmosur me punëdhënësin aktual apo të kaluar.

Ndaj, konsultohuni paraprakisht për këto çështje me avokatin tuaj që të siguroheni që nuk do keni probleme apo nëse do t’ju duhet të ndërmerrni veprime për t’i shmangur këto lloj situatash të vështira ligjore.

Studioni me shumë kujdes konkurrencën

Përpara se t’i futeni rrugës së sipërmarrjes private studioni me kujdes tregun dhe konkurrencën. A është i mbushur ky treg me biznese të ngjashme të suksesshme? Apo mbase sektori/industria juaj është e mbushur me biznese të këqija që sakaq i kanë dhënë një nam të keq për të gjithë?

Suksesi i biznesit tuaj do të ndikohet shumë nga konkurenca, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

Vlerësoni se si mund të zgjerohet/rritet ideja juaj e biznesit

Bizneset më të suksesshme mbështeten te automatizimi dhe delegimi i punës.

Pyetja është, a do jenë punonjësit e tjerë të aftë për ta bërë punën që dini të bëni ju? Nëse jo, a është diçka që ju mund t’ua mësoni të tjerëve në një format/procedurë që ata mund ta ndjekin lehtësisht?

Nëse biznesi juaj varet tërësisht nga aftësitë tuaja dhe vetëm tuajat, atëherë ju mund të keni një biznes të suksesshëm por në të njëjtën kohë mund të mos jetë lloji i biznesit që ju po kërkoni për të ardhmen.

Shisni që në fillim!

Shumë sipërmarrës shpenzojë kohë dhe para për të ndërtuar/krijuar që në fillim dyqanin (pikat e shitjes), apo për të prodhuar produkte dhe shërbime pa verifikuar më parë ‘vlefshmërinë’ dhe ‘nevojën’ e tregut për to.

Ndaj, shihni nëse mund të gjeneroni interes të mjaftueshëm (në formën e kërkesave për blerje, paradhënieve, etj.) përpara se të investoni shuma të mëdha parash.

Nëse vërtetoni se ka interes të mjaftueshëm për atë që ju do ofroni, atëherë kjo do e reduktojë edhe riskun e hapjes së biznesit apo angazhimit me kohë të plotë.

Ndryshe, nëse nuk gjeneroni interesim dhe blerës të mjaftueshëm, atëherë mbase këto janë shenja që do t’ju duhet të rishqyrtoni ofertën, çmimet apo modelin tuaj të biznesit, para se të investoheni me kohë, financa dhe përpjekje të plota.

Koha e shpenzuar për t’u siguruar që gjërat janë vërtetë në favorin tuaj do t’iu ndihmojë të shmangni krijimi e një prej atyre bizneseve që më pas kategorizohen si dështime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat