Një teknikë e thjeshtë, për t’u thënë lamtumirë mendimeve negative

Life style

Një teknikë e thjeshtë, për t’u thënë lamtumirë mendimeve negative

Nga: Eileen Bailey Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustruese

Ajo se çfarë dhe si e mendoni, mund të ndihmojë në krijimin e perceptimit tuaj mbi veten dhe botën përreth jush. “Truri juaj beson gjithçka që ju i tregoni”- thotë Diana Mahoni, psikologe dhe këshilltare për jetën. Kur i thoni vetes se “nuk jeni sa duhet i aftë”apo dështoni, ju kërkoni prova për t`a provuar atë.

Për shembull, kur ju bie telefoni nga dora, jeni të pakujdesshëm; kur shkoni në dyqan dhe harroni diçka, jeni i padobishëm; kur gaboni jeni një budalla. Mendjet tona përshkruajnë vazhdimisht veprimet tona. Ne i themi vetes se çfarë po ndodh, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë besojmë mbi një situatë të caktuar.

Kur i thoni vazhdimisht vetes se nuk jeni mjaftueshëm i aftë, e besoni këtë gjë, dhe kërkoni shembuj për ta bazuar besimin tuaj. Ndonjëherë, ne mund të krijojmë realitetin tonë të dështuar, bazuar në atë që ndiejmë dhe atë që i themi vetes.

Për shembull, kur gjërat shkojnë keq në mëngjes, mund t’i themi vetes se do jetënjë “ditë e tmerrshme”. Ndërsa dita vazhdon dhe ne vazhdojmë të përqendrohemi mbi gjithçka që shkon keq, ne vijojë më t’i përsërisim vetes se çfarë dite e keqe paska qenë.

Në vend të kësaj, ne mund të pranojmë që disa gjëra do të shkojnë keq, dhe ne duhet të vazhdojmë të shohim përpara, duke kaluar kohë për t’u fokusuar tek ajo qëpo shkon mirë, dhe parë atë çka na ka premtuar dita. Mendimet tona negative, kanë krijuar një ditë “të tmerrshme”, në vend të një dite “premtuese”.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë: Nëse i thoni vetes që jeni të zgjuar dhe të aftë, do të kërkoni shembuj për t`a mbështetur këtë besim. Ndryshimi i mënyrës se si e shihni veten kërkon kohë, praktikë dhe këmbëngulje. Megjithatë, rezultatet ia vlejnë.

Ndërsa adaptoni një qëndrim më pozitiv për veten dhe botën, ju ndërveproni me veten dhe të tjerët me një ndjenjë vetëbesimi. Më poshtë është një ushtrim i thjeshtë që do t’ju të ndihmojë të dëboni nga vetja mendime negative. Përdorni një bllok shënimesh në tabletin apo telefonin tuaj, ose përdorni letër dhe stilolaps.

Është më mirë të përdorni diçka, që mund t`a mbani gjithmonë me vete. Filloni duke kaluar disa ditë vetëm, për të vërejtur se si flisni me veten tuaj. Pas disa ditësh, shkruani komentet negative që bëni mbi veten tuaj. Pastaj, shkruani një koment neutral ose pozitiv për t`a zëvendësuar atë.

Për shembull, supozoni se keni bërë një gabim në punë dhe keni menduar: “Unë bëj gjithmonë gabime. Jam shumë budalla”. Hidhni diçka në letër mbi këtë situatë, dhe me pas shkruani një mendim zëvendësues, të tipit si: “Unë kam bërë mirë shumë gjëra. Për shembull, shefi im më vlerësoi për raportin që përfundova javën e kaluar”.

Për çdo mendim apo koment negativ, gjeni një zëvendësues pozitiv. Në fund të ditës, rishikoni mendimet tuaja dhe fshini mendimet tuaja negative. Ju mund të kryeni disa frymëmarrje të thella para se t’i fshini ato fjalët, ose nëse keni përdorur letër dhe stilolaps, duke tejkaluar mendimet negative. Ndërsa e bëni këtë, mendoni me vetëdije se si këto mendime nuk do t’ju kontrollojnë më. Ruani vetëm mendimet pozitive, dhe lexojani ato vetes disa herë në ditë.

Kryeni të njëjtin proces çdo ditë për disa javë, derisa të vini re se mendimet negative zvogëlohen ndjeshëm. Mos harroni se u deshën vite dhe vite duke i thënë vetes gjëra negative për të arritur aty ku jeni sot. Ndaj nuk do t`a përmbysni atë proces brenda disa ditësh. Kini durim, dhe vazhdoni të punoni me të. Ju meritoni të mendoni pozitivisht mbi veten tuaj. Një ditë do të vini re se keni një pikëpamje më të mirë mbi veten, jetën tuaj dhe botën përreth jush. / “Psychology Today” – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat