Jeni të fiksuara pas kostumeve? Trendi më i ri pranveror që do t’ju bëjë për vete

Life style

Jeni të fiksuara pas kostumeve? Trendi më i ri pranveror që do t’ju bëjë për vete

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:42
Modelet e Michael Kors

Dizajni që mbizotëroi në pasarelat e shtëpive më të mëdha për sezonin pranverë/verë 2021, duke u bërë sinonim i termit “elegant” nuk është askush tjetër përveçse kostumi me pantallona të shkurtra.

Xhaketat me versione klasike dhe moderne shoqërohen me pantallona të shkurtra në gjatësi të ndryshme.

Modelet e ofistikuar të koleksionit Michael Kors dhe detajet e prera në setet e Jacquemus, krijojnë një gjendje shpirtërore për më shumë eksperimentime.

Siluetat minimale dhe linjat e drejta, me xhaketa dhe pantallona të shkurtra që lejojnë trupin të marrë frymë, mund të bëhen aleati më i mirë në pamjen pranverore.

E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i kombinoni ato me aksesorët e duhur siç mund të jetë unaza mesatare, çanta me përmasa të mëdha, syze dielli të guximshme dhe një palë loafers elegante, që do të komplimentojnë pamjen tuaj plot stil. 

Image
Modelet e Michael Kors
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat