Xhinset kauboj tendenca e kësaj vere

Life style

Xhinset kauboj tendenca e kësaj vere

Më: 1 mars 2021 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Xhinset e stilit kauboj rikthehen sërish edhe këtë vit. Stilistët kanë sugjeruar që ajo duhet të jenë të pranishme në garderobë gjatë këtij sezoni.

Ato mund të kombinohen me çdo gjë duke mos patur dilemën se çfarë të veshim gjatë ditës. Por që të jeni jashtë kombinimit klasik, duhet që t’i përshtasni edhe pak stileve të thjeshta e thënë ndryshe ato që  vijnë nga street style.

Shumicës së vajzave i tregojnë trup më të gjatë, edhe për shkak se mund të përshtaten me këpucë me taka të larta, por edhe me të sheshta. Vishen me bluza të thjeshta, këmisha, xhaketa, ndërsa në verë, edhe me bluza të bardha apo me lëkurën e kafshëve.

Ndërkohë që temperaturat kanë filluar të ngrihen për këtë sezon mund të përdoren edhe xhaketat që janë pak më të trasha, por pa bluze duke ju bërë të dukeni joshëse.

Një element që patjetër është i rëndësishëm janë edhe aksesorët. Çantat e kashtës, apo edhe ato me përmasa shumë të vogla janë perfekte për t’u kombinuar me xhinset.

Mbase ndonjë prej jush mendon se nuk mund të “futet” dot në to, por mos u shqetësoni. Nëse ka diçka që e kaluara na e ka mësuar mirë, është fakti që çdo model, para se të dominojë në industrinë e modës (si shumica e stileve të xhinseve) konsiderohet i diskutueshëm përpara se të pranohet gjerësisht, madje edhe në rastet kur këto modele bëhen të adhurueshme.

Pra, a janë xhinset ‘boot-cut’ dominuese në pranverë-verë 2021? A kemi të drejtë të mendohemi para se t’i shtojmë edhe një herë në gardërobën tonë?

Donna Ida, themeluese e markës xhins “Donna Ida”, jep këtë përgjigje e pyetur për këtë model xhinsesh: “Pa dyshim që ky vit do të eksperimentojë me modele të ndryshme xhinsesh. Ne i propozuam modelet ‘boot-cut’ në mes të vitit 2020, pas suksesit të modelit ‘të drejtë’ dhe atij ‘me këmbë të gjera’. Të dyja fluturuan nga raftet, madje edhe mes gjithçkaje që po ndodhte (situata e pandemisë). Kishte një etje të pamohueshme për xhinset ‘boot-cut’ përsëri dhe kjo është arsyeja pse vendosëm t’i risjellim edhe këtë sezon pranverë – verë 2021.”

Modeli i xhinseve ‘boot-cut’ është një stil i hershëm i viteve ’90, i cili do të dominojë kohën e ngrohtë këtë vit. Është një prej modeleve të xhinseve që i rri mirë çdo lloj stature. Këmbët vijnë deri në gju të drejta dhe nga fundi janë më të gjera. Kur i vishni, mund t’ju duken edhe sikur nuk janë të duhurat për ju, por janë model mjaft praktik.

Shumicës së vajzave i tregojnë trup më të gjatë, edhe për shkak se mund të përshtaten me këpucë me taka të larta, por edhe me të sheshta. Vishen me bluza të thjeshta, këmisha, xhaketa, ndërsa në verë, edhe me bluza të bardha apo me printe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat