20 shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk po funksionon më!

Life style

20 shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk po funksionon më!

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:54
Ilustrim

Jo të gjitha marrëdhëniet duhet të finalizohen me diçka dramatike që të përfundojnë. Nëse filloni të shihni problemen në dukje të parëndësishme, por që ju shqetësojnë, ose kuptoni se nuk jeni aq të lumtur sa më parë, ndoshta marrëdhënia juaj po fillon të mbarojë.

Një grup psikoterapistësh, ekspertë marrëdhëniesh dhe të shëndetit mendor përcaktojnë 20 shenja që mund të jenë tregues i një lidhjeje që nuk po shkon ashtu si duhet:

1 – Keni ngecur në një rutinë dhe s’bëni asgjë për ta “ringjallur shkëndijën”.

2 – Nuk jeni më aq intimë sa më parë.

3 – Nuk jeni kurrë në humor  për të bërë diçka.

4 – Po kaloni shumë kohë larg njëri-tjetrit.

5 – Ëndërroni për të qenë beqar.

6 – Doni të dilni me njerëz të tjerë (dating).

7 – Partneri/ja ju nervozon rregullisht. Veset e tyre apo diçka tjetër, papritmas po ju bezdisin shumë.

8 – Grindeni gjatë gjithë kohës.

9 – Keni ndaluar së diskutuari dhe edhe zënkat mes jush shoqërohen me heshtje dhe psherëtima.

10 – Duket sikur nuk zgjidhni dot asgjë që nuk shkon mes jush.

11 – Po kërkoni arsye për t’u ndarë.

12 – Nuk flisni më si më parë me njëri-tjetrin. Tani bisedat shoqërohet me tone zhgënjyese, pasivo-agresive, që ju bëjnë të mos ndiheni mirë.

13 – Lajmet e mira i ndani me njerëz të tjerë, përpara se t’ja thoni atij/asaj.

14 – Keni filluar të thoni ca “gënjeshtra të bardha” tek miqtë dhe të hiqeni sikur keni lidhjen perfekte. Kjo s’do ishte e nevojshme nëse lidhja do ishte të paktën e shëndetshme, sepse “perfektja” ndoshta s’ekziston.

15 – Edhe kur jeni me njëri-tjetrin, duket sikur s’jeni aty. Ju mungon vëmendja dhe përqendrimi për të qenë bashkë.

16 – Ndonjëherë, bëni sikur ishit në gjumë ose ju zuri gjumi papritur.

17 – Nuk ndiheni më rehat për t'u sjellë apo për të vepruar si vetvetja.

18 – Ai/ajo ju ofendon/tall në mënyrë bullizuese.

19 – Gjeni justifikime për të mos u takuar ose për t’i qëndruar larg.

20 – Keni filluar ta përbuzni. Ju duket sikur partneri është poshtë jush? Keni filluar ta kapni veten duke thënë fjalë jo të mira për të?

Nëse i dalloni këto shenja dhe mendoni se marrëdhënia juaj po prishet, flisni me partnerin tuaj. Mund të jetë diçka nga e cila mund të ktheheni, nëse e zgjidhni së bashku, por mund të nënkuptojë edhe se është koha për të ecur përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat