Zbuloni cila është shenja më me fat e Horoskopit për muajin mars

Life style

Zbuloni cila është shenja më me fat e Horoskopit për muajin mars

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu, e cila, si çdo muaj, ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe renditjen e tyre sipas fatit që do kenë gjatë muajit mars.

12. Virgjeresha

Virgjëresha do varet shumë nga ndjesitë e të tjerëve, ose do dojë partneritete me botë psikologjike, romantike etj. Baza emocionale do marrë më shumë ritëm kështu që do ketë një lloj paqartësie në bashkëpunime e marrëdhënie. Do jetë një paqartësi si në re ku Virgjëresha nuk do e dijë se ku është e ku po shkon. Por nëse kanë partnerët e duhur, mund të kthehet në një moment shumë romantik dhe të kenë një muaj shumë të bukur.

11. Shigjetari

Futja e Marsit në Binjak nuk do jetë e mirë për Shigjetarët, sepse i bie një konflikt përballë, i bie antagonizëm, sherr, konflikt në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunime. Janë shenja që ndoshta nuk do e kapin dot ritmin, por do futen dhe në konflikte shumë të çuditshme. Pas darës 20 hapet çdo gjë për ta, fillojnë romancat, dashuritë etj.

10. Gaforrja

Marsi në Binjak i fut në situata të vështira psikologjike dhe në lidhje me punën dhe me shëndetin. Deri më tani kanë mundur të ruajnë ekuilibrin por do fillojnë të mos ndihen kaq të qetë dhe do bien pre e provokimeve dhe ngacmimeve që do i fusin në një rrëmujë dhe disfatë.

9. Bricjapi

Do kenë shumë punë, intensitet, dy punësim, ndoshta pak agresivitet në lidhje me punën, ndoshta dhe udhëtime të shpejta pune të cilat nuk do mund t’i sqarojnë siç duhet prioritetet që lidhen me punë, por edhe probleme shëndetësore. Miq, shokë, të afërt do kenë qëllime të mira dhe dashuri.

8. Luani

Luanët do merren shumë me çështjet ekonomike, diku do marrin më shumë, diku do jenë më të qetë, diku do jenë më romantikë dhe do kenë takime të fshehta personale, diku dhe me disa tradhtira, por diku edhe me disa probleme me pronësinë dhe njerëzit në moshë më të madhe në familje. Do ketë situate të komplikuara në lidhje me çështjet e pronësisë, por edhe shëndetësore.

7. Binjakët

Binjakët do bëhen ekspresivë. Marsi në shenjën e tyre do i japë gjithë vitalitetin për të vrapuar, do ngrihen disi në shkallën e optimizmit të tyre, vetëm kujdes me karrierën. Do kenë propozime të mira në lidhje me punën apo karrierën ku janë të paqarta situatat, prandaj duhet të bëjnë kujdes deri në datën 20.

6. Demi

Do jenë të fuqishëm nga ana ekonomike dhe do kenë një dëshirë për të marrë. Në këtë hap përpara do shikojmë që duan të shpërblehen ekonomikisht dhe kush është ai dem që nuk e kërkon shpërblimin ekonomik ose nuk është i fokusuar tek çështjet ekonomike. Do jenë pak agresivë edhe në çështjet personale. Nëse do duan një gjë, do gjejnë dy mënyra, jo vetëm një rrugë, por dy.

5. Akrepi

Do kenë disa shpenzime ekonomike, edhe të ardhura të forta, por edhe shpenzime ekonomike. Gjithsesi, loja do luhet gjithmonë tek paratë, marr-jap, por është muaji më erotik për ta, prandaj janë në pozicionin e 5-të. Të gjithë planetët në Peshq, edhe Akrepët më të pashpresë, më “të shëmtuar”, do t’i sjellë një partneritet ose një erotizëm.

4. Dashi

Botëkuptimi, psikologjia, filozofia, besimi do marrin një ritëm. Shumë Dashë do përjetojnë situata të fuqishme në mendjen e tyre, por të çliruar pastaj, me potenciale të mëdha pas datës 20. Do jenë energjikë, do udhëtojnë, do kenë kontakte të mira, por për momentin marrëdhëniet personale janë të bllokuara.

3. Peshorja

Në jetën personale do të kenë përparësi dhe bashkëpunime shumë të mira, por dhe lajme të mira. Do plotësohet një dëshirë e rëndësishme e tyre.

2. Ujori

I realizohet një plan, një udhëtim jashtë vendit dhe një kualifikim i rëndësishëm, por dhe një potencial erotik shumë i mirë. Është muaj i mbarë ekonomik.

1. Peshqit

Janë në vendin e parë sepse do jenë shumë planet në shenjën e tyre. Do t’i realizohen disa dëshira personale, në jetën erotike, por mbi të gjitha do kthehemi në disa vlera të Peshqëve që janë e përkryera, arti dhe besimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat