9 këshilla për kujdesin e trupit

Life style

9 këshilla për kujdesin e trupit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:33
Ilustrim

Ndotja, një diet jo e shëndetshme dhe produktet jo të mira për grim, mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj. Largohuni nga kimikalet dhe provoni të bëni zgjidhje natyrale për problemet që mund të keni me përkujdesjen e trupit. Mos shikoni shumë larg, të gjithë këta përbërës mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj. Përgatituni për mënyrat më të mira për përkujdesjen e trupit.

Rrezitja

Nëse kremi kundër diellit nuk po ju mbron sa duhet nga dëmtimi i diellit, atëherë ju mund të provoni të aplikoni jogurt ne pjesët e dëmtuara nga dielli. Leni jogurtin në lëkurë për 30 minuta dhe pastroni atë me ujë. Jogurti është shumë i mirë për qetësimin e lëkurës për shkak se përmban acid laktik.

Ju gjithashtu mund të provoni një përzierje nga vezët dhe mjalta për të eliminuar lëkurën e dëmtuar. Aplikoni përzierjen një pjesën e dëmtuar dhe lini atë për 20 minuta, pastaj pastroni atë me ujë.

Lëkurë pa shkëlqim

Këto tretmane që mund të bëni në shtëpi do ju ndihmojnë në rikthimin e shkëlqimit të lëkurës tuaj. Ju mund të përzieni ujë trëndafili dhe glicerinë me lëng limoni dhe të aplikoni atë çdo ditë 20 minuta para se të bëni dush.

Limoni është i pasur me vitamin C dhe acid citrik të cilët ndihmojnë në shkëlqimin dhe zbardhjen e lëkurës tuaj. Vitamina C është një antioksidant i mrekullueshëm i cili ndihmon në neutralizimin e radikaleve dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Ju mund të provoni të përzieni edhe mjaltë dhe qumësht dhe të aplikoni atë në fytyrë. Pastroni atë pas 10 minutash.

Sqetulla të errëta

Fërkon sqetullat tuaja me një limon për 15 minuta para se të bëni dush. Për rezultate më të mira, aplikoni atë dy herë gjatë ditës. Limoni ka veti antibakteriale dhe antiseptike i cili ndihmon në zbardhjen e pjesëve të errëta. Përveç kësaj limoni ndihmon edhe në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Ju mund të përdorni edhe turmerik. Përzieni turmerik dhë lëng limoni për të krijuar një pastë. Aplikoni përzierjen dhe prisni 15 minuta para se ta pastroni me ujë.

Gjunjë dhe bërryla të errët

A nuk është e bezdisshme nëse të gjitha pjesët e trupit tuaj shëlqejnë dhe vetëm gjunjët dhe bërrylat janë të errët dhe pa shkëlqim? Gjithçka që ju duhet është pak lëng limoni të egër për të rikthyer shkëlqimin e bërrylave dhe gjunjëve tuaj. Prisni limonin e egër dhe fërkoni atë në pjesët e errëta. Pastorni atë pas 20 minutave me një leckë të lagur në ujë të nxehtë.

Rrudhat përreth syve

Luftoni shenjat e para të mplakjes me këtë tretamanë shumë të lehtë që mund ta bëni në shtëpi. Përzieni 3 lugë mjaltë dhe 3 lugë qumësht dhe ngrohni përzierjen ngadalë. Aplikoni përzierjen e ngrohtë rreth syve dhe mbani atë për 25 apo 30 minuta. Pastroni atë me ujë të ngrohtë dhe përsëritni së paku tre herë në javë për rezultate më të mira.

Njollat e zeza

Rrehni vezën në një enë me qumësht. Aplikoni përzierjen në të gjithë fytyrën tuaj dhe pjesët tjera të trupit në të cilën keni njolla të zeza. Mbani përzierjen në fytyrë për 30 minuta dhe pastroni atë. Kjo do ndihmoj në eliminimin e këtyre njollave.

Thonjë të dobët

Ashtu si lëkura, edhe thonjët kanë nevojë për hidratim çdo ditë. Zhytni thonjët tuaj në vaj ulliri dhe mbani ata për 5 minuta çdo ditë. Kjo do ndihmoj në hidratimin si dhe forcimin e tyre.

Pikat e zeza

Nëse jeni lodhur nga përdorimi i të gjitha produkteve kozmetike, dhe pikat tuaja të zeza akoma nuk janë hequr, provoni këtë tretman për eliminimin e tyre që mund ta bëni në shtëpi. Derdhni 5 apo 6 pika mjaltë në një limon dhe fërkoni atë në fytyrën tuaj për një minut. Mbani atë në fytyrë për 10 minuta dhe pastaj pastroni atë me ujë. Mjalta është një antibiotik natyral dhe ndihmon në eliminimin e papastërtive nga poret. Ndërsa, limoni hidraton dhe shtrëngon poret tuaja dhe me të përmirëson dukjen e lëkurës.

Lëkura e thatë

Ky tretman i thjeshtë mund të ju ndihmoj në hidratimin e lëkurës tuaj dhe të parandaloj tharjen. Krijoni locionin tuaj për hidratim duke përzier jogurt dhe uthull. Përziej gjysmën e një gote me jogurt me një lugë uthull dhe aplikoni atë në këmbët, pëllëmbët dhe duart tuaja. Mbani atë për 10 deri në 15 minuta. Jogurti është një burim shumë i mirë i acidit laktik i cili ndihmon në zbutjen e lëkurës.

Natyra ka zgjidhet më të mira për të gjitha problemet që mund të keni më përkujdesjen e trupit mirëpo gjithmonë sigurohuni me dermatologun nëse keni ndonjë alergji para se t’i provoni ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat