Foshnjat nuk duhet përkundur fort

Life style

Foshnjat nuk duhet përkundur fort

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Përkundja e fortë i bën dëm foshnjave. Madje në çdo 4 raste, një i porsalindur përfundon në gjendje kome, ose në vdekje.

Sipas ekspertëve pediatër, por edhe nga statistikat gjyqësore, thuhet se nuk duhet të jesh patjetër prind i dhunshëm për të shkaktuar një dëm të tillë të pariparueshëm.

Në shumicën e rasteve humbja e kontrollit për të pushuar një të qarë të zgjatur, shkakton reagimin e prindit, që për ta qetësuar të porsalindurin e përkund më fort. Por ja që kjo mund të jetë fatale për një foshnje.

Shumica e rasteve të verifikuara përkon me periudhën nga 2 javë jetë deri në gjashtë muajsh për foshnjat, periudhë kjo e intensitetit maksimal të të qarave, por dhe moshë që foshnja nuk ka ende kontrollin e muskujve të kokës dhe ka një strukturë kockore mjaft të brishtë.

Dhe në rastin kur një fëmijë tundet me forcë apo shkundet, truri lëviz lirisht brenda kafkës, duke provokuar gjakrrjedhje të indeve, si pasojë traumë dhe dëme neurologjike, si problem me të kuptuarit apo të nxënit, të gjuhës, paaftësi fizike, apo probleme të rënda me shikimin apo verbim. Sipas mjekëve pediatër, mjaftojnë 3-4 përkundje në sekondë për maksimumi 20 sekonda kohëzgjatje.

Nga statistikat rezulton se kur verifikohen këto përkundje, vetëm në 15 % të rasteve nuk ka dëme të përhershme në shëndetin e fëmijës, ndërsa ¼ e rasteve përfundon në gjendje kome apo vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat