A e dini si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?!

Life style

A e dini si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?!

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut.

Kjo është arsyeja që për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes.

Sipas gojëdhënave të gjysheve tona, hëna ndikon bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve. Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët ?

Para së gjithash duhet të dini që ato duhen prerë 1-2 cm çdo muaj që të eliminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur. Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar rriten më shëndetshëm dhe të fortë.

Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë hënës së plotë që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e hënës, ose siç thonë të vjetrit kur është duke u mbushur.

Gjatë këtyre dy fazave Hëna hyn në konen e rrezeve të Tokës. Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e plot shkëlqim zgjidhni këtë moment të saj.

Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë hënës sidomos gjatë paradites dhe pasdites. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat