Si të pastroni shtëpinë pa shpenzuar?

Life style

Si të pastroni shtëpinë pa shpenzuar?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Shtëpia është vendi ku kalojmë dhe organizojmë jetën tonë. Ndaj, kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse. Aq më tepër në një kohë ku viruset janë nëpër këmbë.

Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni. Po ashtu, këto produkte shpesh janë dhe të kushtueshme.

Por ka dhe disa alternativa të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin. Gjithçka që duhet janë tre përbërës: kripë, uthull molle dhe sodë buke. Kombinimi i këtyre tre përbërësve që janë mjaft ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret nga tualeti juaj.

Këtë përbërje mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit.

Përzieni në një shishe tre lugë gjelle kripë, tre lugë gjelle sodë buke dhe një litër uthull molle të ngrohur paraprakisht. Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni. Kjo është një mënyrë pa shpenzim, që mund ta provojmë të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat