Njerëzit që bëjnë seks rregullisht duken më të rinj

Life style

Njerëzit që bëjnë seks rregullisht duken më të rinj

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Deri në tetë vite më të rinj duken njerëzit me një jetë të rregullt dhe të shpeshtë seksuale, sipas studiuesve. Një sekret i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së sistemit imunitar është një jetë seksuale e shëndetshme e cila karakterizohet nga marrëdhënie seksuale të kënaqshme, si dhe të shpeshta.

Marrëdhëniet e shpeshta seksuale (1-2 herë në javë) duket se rrisin nivelet e imunoglobulinës A, e cila përfshihet në forcimin e mbrojtjes së trupit tonë, sipas hulumtimit nga psikologët nga Universiteti Wilkes në Pensilvani.

“Imunoglobulina A është linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër viruseve”, tha psikologu Carl Charnetski, që udhëhoqi studimin.

Studimi u krye në 111 studentë dhe zbuloi se ata që bënin seks 1-2 herë në javë kishin 30% nivele më të larta të imunoglobulinës A në gjak.

Për më tepër, seksi i shpeshtë jep mirëqenie fizike dhe mendore, i cili është një faktor i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes.

Burrat dhe gratë që përjetojnë më shpesh orgazma, duken 3-8 vjet më të rinj, thuhet më tej në studim, ndërsa vlerësohet se rreziku i vdekshmërisë tek ata është 50% më i ulët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat