Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 mars

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 08 – 15 mars

Më: 8 mars 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21. 03. – 20. 04)

Karriera: Ju pëlqen suksesi më i madh sesa ai mesatar, por këto ditë do t’ju duhet t’i bëni disa punë që do t’ju mërzisin shumë. Ato janë bazë për diçka më shumë, prandaj mos filozofoni për këtë. Jini të zellshëm siç dini vetëm ju, rezultatet do të vijnë më vonë.

Shëndeti: Kritere të njëjta vlejnë për të gjithë.

Dashuria: Sharmi dhe aftësia juaj e përshtatjes do t’ju bëjë që shumica t’ju duan në shoqërinë e tyre. Disa do të tregojnë se sa mund të jenë argëtues. Takimet nuk do të mungojnë. Ata të cilët janë në marrëdhënie dashurie do të lëvizin shumë në mesin e njerëzve, ndërkaq personi i dashur do t’i shoqërojë.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Karriera: Sa më gjatë të planifikoni disa lëvizje biznesi, aq më shumë mundësi keni tani për t‘i treguar aftësitë ose njohuritë tuaja të biznesit. Ndikimi juaj mbi të tjerët ka të ngjarë të rritet dhe ju mbetet juve ta pranoni edhe këtë si një përgjegjësi të re. Bëhuni profesionist.

Shëndeti: Do të shpenzoni për gjëra të bukura.

Dashuria: Për pjesën më të madhe të kësaj jave do të ketë paqe mes jush dhe të dashurit tuaj. Asgjë më shumë nuk do të imponohet, ndërsa ditët do t’ju sjellin spontanisht mundësi për dashuri. Pakënaqësia juaj personale do të vijë nga fusha të tjera të jetës, prandaj injorojeni atë.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Karriera: Arritjet tuaja të punës ka të ngjarë të vlerësohen. Jini të përgatitur për këtë. Disa do të kërkojnë të nxjerrin ndonjë të metë ose gabim të vjetër që tashmë është harruar. Mos i kushtoni rëndësi, sepse është shumë më mirë sesa keq.

Shëndeti: Bëhuni ai që jeni dhe prezantohuni.

Dashuria: Gjatë shumicës së ditëve të ardhshme do të keni një kohë të mirë dhe do të jeni pa presionin se diçka duhet të arrihet. Pra, do të kënaqeni vërtet me partnerin tuaj. Spontaniteti që do të zhvillohet mes jush do të jetë një freskim i mirëpritur. Ata që nuk janë në lidhje dashurie do t’i joshin me sukses të tjerët.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Karriera: Është e sigurt që do të përparoni shumë financiarisht. Disa do të arrijnë zgjidhje që kanë qenë të pamundura për një kohë të gjatë. Do të jeni të kënaqur me arritjet tuaja materiale, por bota e aventurave do të jetë ende një sfidë që nuk mund t’i rezistoni.

Shëndeti: Ndiqni intuitën tuaj.

Dashuria: Do të jeni interesantë për shumicën e njerëzve me të cilët kontaktoni. Në rrethana të tilla, ju mund ta fitoni zemrën e dikujt më lehtë. Nëse jeni akoma vetëm, vishuni bukur dhe dilni nga shtëpia. Ata që janë në marrëdhënie dashurie do të jenë plotësisht të vetëdijshëm se dashuria e tyre është e fortë. Do ta shijoni.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Karriera: Aktualisht nuk jeni në formën më të mirë për të punuar. Jo vetëm që nuk po ju punohet, por rrethanat nuk ju japin nxitje. Mungesa e motivimit do të jetë pasojë e natyrshme e kësaj gjendjeje. Në përgjithësi do të bëni parazgjedhjen pa bërë shumë pyetje.

Shëndeti: Qëndrimi në natyrë do t’ju freskojë.

Dashuria: Për pjesën më të madhe të kësaj jave do të gjendeni ashtu siç dini dhe siç mundeni. Një ditë do të jetë e mrekullueshme dhe tjetra aspak. Është më mirë të jesh vetëm këtë ditë të dytë. Mos hyni në debate, sepse ato nuk do të përfundojnë mirë. Kaloni atë kohë të mirë në dashuri mes jush dhe të dashurit tuaj.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Karriera: Puna do t’ju duket më e lehtë. Megjithatë, është ky vetëm këndvështrimi juaj. Tani keni arsye të mjaftueshme për të punuar pa shqetësime dhe rezultatet do t’ju arrijnë. Pra, organizohuni mirë. Shpirti drejton trupin, por trupi ndonjëherë ka nevojë për pushim.

Shëndeti: Praktikoni teknikat e relaksimit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Tjetërsimin e herëpashershëm që do ta vëreni në marrëdhëniet personale ndonjëherë do t’ju shqetësojë. Pranojeni atë si një mundësi për të punuar në gjërat tuaja të brendshme personale. Kjo është një fazë kalimtare që ju do ta përballoni më lehtë me humor.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Karriera: Do të takoni një person i cili nuk është i sigurt se si duhet të veprojë. Jini të hapur, sepse në fund të fundit, këto janë rezultate të përbashkëta që do të vijnë më vonë. Mirënjohja që do të pasojë do të jetë një motiv i ri për ju që të vazhdoni të punoni në të ardhmen.

Shëndeti: Njeriu për njeriun është ilaç.

Dashuria: Përpara jush është një javë takimesh intensive dhe mundësish të shumta për dashuri. Jeta juaj shoqërore do të gjallërohet dhe do të bëhet aq e pasur sa që në fillim ju as nuk mund të jeni në gjendje ta përballoni. Pranoni ftesat, vishuni bukur dhe shkoni mes njerëzve. Ata po ju presin me gëzim.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Karriera: Do të mendoni për të ardhmen tuaj, veçanërisht për talentet tuaja. Do ta kuptoni që ato nuk janë shprehur dhe nuk shfrytëzohen plotësisht. Ju do të kërkoni mënyra për t’i përshtatur ata në punën që po bëni dhe disa do të fillojnë një punë të re nga anash.

Shëndeti: Jini të vetëdijshëm për veten tuaj.

Dashuria: Do t’i kompensoni shqetësimet e vogla në jetën tuaj private me ndikime të mira në fusha të tjera të jetës. Shumica do të ikin në biznesin e tyre ose në shoqërinë e miqve dhe do të qëndrojnë atje derisa të hasin diçka atraktive private premtuese. Ju do të flisni shumë me të gjithë.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Karriera: Do të përballeni me sfida të krijimtarisë dhe guximit. Vetëm duke zbatuar shkathtësi të tilla mund të keni sukses. Tërheqja ose trajtimi mekanik i gjërave tani për tani nuk është caktuar mirë. Çelësi i suksesit për ju qëndron në pranimin e sfidës.

Shëndeti: Gjeni përmbajtjet që i doni.

Dashuria: Do të keni përkrahjen e një personi, i cili do të rifreskojë marrëdhënien tuaj të dashurisë. Prandaj bëni më të mirën tuaj për të siguruar marrëdhënie cilësore me personin që ju intereson. Do të ketë pak nervozizëm dhe keqkuptim, por mos u jepni rëndësi këtyre gjërave.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Karriera: Gjithçka që do të bëni do të shkojë disi në hije. Sidoqoftë, pasi do të jeni plotësisht të vetëdijshëm për sukseset tuaja të mëparshme, tani për tani të mos qenit në plan të parë nuk do t’ju shqetësojë. Jo të gjitha enigmat do të mund të zgjidhen në të njëjtën kohë.

Shëndeti: Bëni durim në gjithçka.

Dashuria: Pavarësisht gjasave të dashurisë jo përherë edhe aq të volitshme, ju do të jeni optimist. Kështu që ju nuk do të rrini vetëm, por do të shkoni në mes të njerëzve. Ata me kënaqësi do t’ju pranojnë për shkak të qëndrimit tuaj pozitiv. Pra, përmirësojeni jetën tuaj private me sjelljen tuaj.

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Karriera: Do të prisni që të tjerët të japin mendimin e tyre për atë që keni bërë së bashku me bashkëpunëtorët tuaj. Ata do t’ju mbështesin, por ju do të kërkoni edhe më shumë nga vetja juaj. Ndonjëherë pritjet tuaja do të jenë jorealisht të larta. Bëhuni më realist dhe dashamirës.

Shëndeti: Kushtojini vëmendje cilësisë së dietës suaj.

Dashuria: Personi i dashur do të rrezatojë më shumë sesa ju, prandaj lirisht lejoni t’ju udhëheqë. Personi juaj i dashur do ta projektojë kohën tuaj së bashku shumë më mirë se ju këto ditë. Dorëzohuni atij me besim. Bëhuni si një fëmijë dhe shijoni jetën.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Karriera: Ndoshta do të keni një vëllim të rritur pune, por shumica e kësaj pune do të jetë shumë interesante për ju, nuk do të jetë e vështirë për ju të punoni. Problem do të jetë mungesa e energjisë, prandaj përgatituni përmes planit më të mirë të mundshëm dhe kurseni forcën tuaj.

Shëndeti: Interesi juaj për kujdesin shëndetësor po rritet.

Dashuria: Ata që janë tashmë në një lidhje do të përpiqen të forcojnë marrëdhëniet e tyre me të dashurin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Do të funksionojnë disa rregulla të vogla dhe do t’i vendosin kriteret e sjelljes reciproke. Ata që ende janë vetëm nuk do të dalin jashtë shumë. Ata që janë ende vetëm nuk do të dalin shumë, por do të ndihen mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat