Shtëpia që ka mbetur e pandryshuar që nga vitet e shtatëdhjeta

Life style

Shtëpia që ka mbetur e pandryshuar që nga vitet e shtatëdhjeta

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:25
Shtëpia që ka mbetur e pandryshuar që nga vitet e shtatëdhjeta

Derisa shumëkush e ka shfrytëzuar pandeminë e coronavirusit për rinovimin e shtëpive të tyre, një prej tyre nuk është rinovuar që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Është fjala për një shtëpi që ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka dalë në shitje për 425.000 dollarë.

Kjo shtëpi paraqet një kapsulë kohore, duke qenë se në të nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitet e shtatëdhjeta.

Image

Nga jashtë duket shumë e zakonshme, ndërsa brenda ka tri dhoma gjumi, tri banja dhe dhomë dite me retro-dukje. Po ashtu, përmban një bar, si edhe xhakuzi.

Dhomat kanë qilima shumëngjyrësh, kurse muret janë zbukuruar me sfonde të ndryshme.

Kur shtëpia doli në reklama për shitje, shumëkush ka pasur komente pozitive, derisa të tjerëve nuk u ka pëlqyer shumëngjyrshmëria dhe mospërshtatja e ngjyrave. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat