Mënyra të thjeshta për t’i bërë fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme!

Life style

Mënyra të thjeshta për t’i bërë fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Numri i fëmijëve obezë në të gjithë botën pritet të arrijë në 250 milionë deri në vitin 2030 dhe të gjithë e dinë se sa e vështirë mund të jetë të bësh një fëmijë të zgjedhë të konsumojë ushqime të shëndetshme. Sidoqoftë, këto mënyra të thjeshta mund t’ju vijnë në ndihmë:

1. Bëni versione të shëndetshme të një pjate që fëmijët tuaj e duan

Modifikoni pjatat e preferuara, jo dhe aq të shëndetshme të fëmijëve tuaj me përbërës të shëndetshëm. Ja një shembull:

2. Luani me ushqimin, duke e shndërruar në forma dhe madhësi argëtuese për fëmijët

Një vakt që duket bukur mund të ndryshojë gjithçka tek fëmijët dhe t’i bëjë ata ta të provojnë shije të reja.

3. Frymëzohuni nga personazhe të famshëm që ata pëlqejnë

Për shembull, mos i thoni: “Jo, ti do të pish qumësht sepse të bën mirë”, por tregojini: “A e di që Batman-i vdes për qumësht? Prandaj, është aq i fortë ai!”.

4. Përfshijini ata në procesin e gatimit dhe blerjes së ushqimeve

Është provuar se fëmijët ka më shumë gjasa t’i provojnë ushqimet, që kanë “gatuar vetë”. Përfshirja e tyre në procesin e gatimit mund t’i inkurajojë të ushqehen më shëndetshëm dhe të provojnë gjëra të reja. Gjithashtu, marrja e fëmijëve të vegjël në supermarket mund të jetë produktive dhe edukative (dhe madje argëtuese) për ta.

5. Bëjini ushqimet e shëndetshme lehtësit të arritshme

Shumë herë, kur fëmijët vijnë nga shkolla ose praktikat sportive, ata janë të uritur dhe duan të hanë diçka. Nëse gejnë një meze të lehtë të shëndetshme, gjasat janë që ta hanë. Prandaj, këto opsione mbajini gjithnjë gati. 

6. Përfshini perime në vaktet e tyre

Shtoni perime në një smoothie ose copëtojini shumë imët në pjatat e tyre të preferuara. Edhe pse kjo mund të jetë e dobishme, mos harroni se është gjithmonë mirë t’u thoni fëmijëve se perimet janë thelbësore për trupin dhe duhen ngrënë çdo ditë.

7. Flisni pozitivisht për ushqimin

Përdoreni në avantazhin tuaj faktin që fëmijët ju dëgjojnë/imitojnë. Në vend që të thoni: “Haje këtë tani!”, provoni të thoni: “Hmm…sa e shijshme!”

8. Kombinoni diçka që ata pëlqejnë, me diçka që s’e pëlqejnë

Hulumtimet tregojnë se bashkimi i ushqimeve të tyre të preferuara me perimet është një mënyrë e shkëlqyer për t’i njohur fëmijët me to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat