Mësoni metodën super të lehtë që ju vë në gjumë brenda 1 minute

Life style

Mësoni metodën super të lehtë që ju vë në gjumë brenda 1 minute

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Nëse keni ankth ose nëse jeni të stresuar para një ngjarjeje të rëndësishme, të rënit që gjumë mund të jetë një problem. Për të qetësuar nervat dhe për të pushuar metoda e mëposhtme është mjaft efektive.

Quhet metoda ‘4-7-8’. Kjo është ajo që ju duhet të bëni:

1. Merrni frymë me qetësi përmes hundës për 4 sekonda.

2. Mbajeni frymën tuaj për 7 sekonda.

3. Merrni frymë ngadalë përmes gojës tuaj për 8 sekonda.

Është vërtet kaq e thjeshtë. Mund të tingëllojë si çmenduri, por me të vërtetë funksionon.

Kur jeni të stresuar ose të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e lehtë. Ky ushtrim frymëmarrje vepron si një lloj qetësues. Ngadalësimi i qëllimshëm i frymëmarrjes në këtë mënyrë detyron ritmin e zemrës suaj të ngadalësohet, duke ju bërë të qetësoheni shumë shpejt, është fiziologji e thjeshtë!

I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu sepse ju bën të përqendroheni plotësisht në frymëmarrjen tuaj. Ju nuk e kuptoni, por në këtë moment sistemi juaj nervor qendror gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij dhe ndjenjat e ankthit zhduken. Çdo neurolog mund ta konfirmojë këtë për ju.

Për sa i përket shpejtësisë dhe forcës së efektit fizik që ka, ushtrimi është i ngjashëm me një anestetik. Është studiuar nga mjeku i Harvardit Andrew Weil, i cili zbuloi se metoda ‘4-7-8’ ka qenë e njohur për yogan në Indi për disa shekuj. Indianët e përdorin atë gjatë praktikës së meditimit në mënyrë që të arrijnë një gjendje relaksimi të plotë. Është plotësisht e padëmshme.

Për efekt më të mirë mund të përdorni këtë “ilaç për gjumë”:

-1/4 lugë gjelle mjaltë

-1/8 lugë gjelle kripë deti

-1 lugë gjelle vaj kokosi

Thjesht mund ta gëlltisni këtë përzierje siç është ose ta shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe efekti do jetë perfekt për një gjumë perfekt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat