Ngjarje e vërtetë: Për pak mbeta edhe pa vajzën e adoptuar

Life style

Ngjarje e vërtetë: Për pak mbeta edhe pa vajzën e adoptuar

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

E shikoja Eronën. Flokët e gjatë, të zi, i binin poshtë supeve. Për herë të parë në jetë kishte vënë buzëkuq dhe grim. Shikimi i syve të saj shkëlqente me një dritë të jashtëzakonshme, sikur në të të pasqyroheshin të gjitha livadhet e botës. Fustani i vogël, i zi, i dekoruar me një flutur ngjyrë vjollce përshtatej për mrekulli me figurën e saj elegante. Këpucët me taka lehtësisht të larta ma sillnin ndërmend faktin se ajo, së shpejti, do të bëhej e rritur, e moshës madhore. Ishte e bukur sikur engjëll dhe, të tillë nuk e bënte vetëm pamja fizike, por edhe ngrohtësia dhe mirësia që rrezatonin nga ajo. Ma kujtonte nënën e saj. Mendoja se sa mirë do të ishte sikur të mund ta shihte edhe ajo. - Erona, mos e harro pallton. Kur të kthehesh mund të bëhet ftohtë - tha Sofia. 

Do ta marr, gjithsesi. Baba, si dukem? - mu rejtua. - Tepër bukur. Do të jesh maturantja më e bukur në mbrëmje - iu përgjigja me krenari. - Me të vërtetë? - më tha duke buzëqeshur. - Ti je gjithmonë subjektiv kur jam unë në pyetje. Por, jam kaq e lumtur, baba. Të falënderoj pafundësisht për këtë fustan të mrekullueshëm dhe për këpucët e bukura - në zërin e saj hetohej elani rinor dhe eksitimi me mbrëmjen që e priste. - Nuk ke nevojë që të më falënderohesh. Meriton fustanet dhe këpucët më të bukura të botës. Më fal që deri tani nuk kam mundur të t'i ofroja ato. Sofia m'i huazoi paratë - i thashë, derisa sytë m'u mbushën me lot. - Mos ji i pikëlluar - më tha, duke mu afruar dhe duke më përqafuar. - Po, në fund çdo gjë mbaroi mirë - thashë me gjysmë zëri. 

Erona, nëse vazhdoni me muhabet, atëherë mbrëmja e maturës do të përfundojë para se ti të shkosh në hotel - tha Sofia. - Ke të drejtë. Isa sa s'ka ardhur që të më marrë - tha ajo, duke na puthur të dyve, e më pas me nguti ia hapi derën shoqëruesit të saj. U përshëndetën dhe shkuan në mbrëmjen e tyre të maturës. Kam lindur në një familje të kamur. Pesë njerëz përkujdeseshin për pasurinë tonë. Prindërit e mi kishin pikëpamje të rrepta ndaj botës. Çdo gjë e kishte kohën e vet. Ndryshimet nuk vinin në shprehje edhe kur isha i sëmurë dhe mezi ngrihesha nga shtrati. Derisa unë i lusja që të më linin të rrija në të ngrohtë dhe në të sigurt, ata vetëm bënin me dorë. - Jeta nuk të lëmon.

Askush nuk do të mërzitet se a je shëndosh, apo sëmurë. Sa më parë që të mësohesh të jesh përgjegjës, më vonë do ta kesh më lehtë që të depërtosh në jetë - më thoshte nëna. - Agim, ti je gjaku im. Ne jemi të fortë. Nuk duam t'ia dimë as për sëmundje, e as për mërzi. Në fjalorin tonë nuk ekzistojnë fjalët 'nuk di' dhe 'nuk mundem' - më thoshte babai. E, unë doja që të ikja sa më larg nga shtëpia ku, ata të cilët i kisha më të afërmit, ndaj meje silleshin sikur tiranë. Të gjithë atyre që punonin te ne iu vinte keq për mua, por ky fakt mua nuk më ndihmonte aspak. Edhe ndaj tyre prindërit e mi ishin po aq të ashpër. E dinin se do të mbeteshin pa punë nëse do të provonin të më ndihmonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat