Si ndikon stërvitja në lëkurën tuaj

Life style

Si ndikon stërvitja në lëkurën tuaj

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Dihet që stërvitja është e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por a e dini sesi ndikon ajo në lëkurën tuaj? Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë përfitimet dhe efektet e mundshme negative.

Përfitimet

Stërvitja rrit rrjedhjen e gjakut në lëkurën tuaj dhe kjo siguron lëndë ushqyese për qelizat e lëkurës për t’i mbajtur ato jetësore.

Ndërsa siguron gjak me lëndë ushqyese dhe oksigjen, ndihmon në heqjen e papastërtive që mund të kenë depërtuar në lëkurën tuaj, informon albeu.com.

Ushtrimet zvogëlojnë stresin, kështu që indirekt përfiton edhe lëkura juaj.

Stërvitja promovon elasticitetin e lëkurës, duke ju ndihmuar kështu të dukeni më të rinj.

Efektet e mundshme negative

Një nga pasojat e ushtrimeve është djersitja. Kur djersitni, disa baktere mund të formohen në lëkurën tuaj, kështu që duhet të bëni dush dhe të vishni rroba të pastra sapo të mbaroni stërvitjen, pasi ato mund të çojnë në njolla dhe puçrra.

Gjithashtu, duke qenë se djersa përmban kripë, mund të irritojë lëkurën tuaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat