Çfarë cilësi kanë 'njerëzit me fat'

Life style

Çfarë cilësi kanë 'njerëzit me fat'

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ti si e konsideron veten? Nëse të bie gjithmonë llotaria, nëse fiksimi të fton (pa të lodhur) shpejt në takim dhe nëse hapet koha sapo ti del nga shtëpia, konsideroje veten të tillë! Gjithsesi, sipas psikologëve të gjithë, e kemi në dorë t’a kthejmë veten në një njeri me fat!

Besimi i përgjithshëm dikton se suksesi është rrjedhojë e punës së paloshur dhe të vazhdueshme. Megjithatë, a nuk ka plot njerëz që korrin sukses në profesione që as që i kanë menduar ndonjëherë, lëre pastaj të jenë përpjekur t’ia dalin? Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel në psikologji, ia atribuon këtë sukses të ashtuquajturës "fije të padukshme fati". Pak a shumë, ajo që të bën të gjendesh në kohën dhe vendin e duhur gjithmonë.

Disa njerëz thjesht kanë më shumë fat se të tjerët dhe psikologët e dinë pse-në:

Njerëzit me fat janë tipa të hapur

Richard Wiseman ka bërë një mal me studime mbi lidhjen fat-psikologji, dhe ka zbuluar se fati është në të vërtetë një gjendje mendore. Njerëzit e shoqërueshëm, që krijojnë marrëdhënie me më shumë njerëz dhe nuk kanë frikë nga ndërveprimi shoqëror, janë më të hapur ndaj gjërave dhe i presin ngjarjet më me entuziazëm. Ky lloj personaliteti, shkruan Psychology Today, ka më tepër gjasa për të pasur ato ‘takimet me fat’ gjatë të cilave ‘u bie Telebingo-ja’ dhe gjejnë një punë të mirë dhe një partner ideal, dhe praktikisht ‘u shkon vaj’. Sepse, është e qartë se sa më shumë njerëz të njohësh, aq më shumë ke që do të të mbështesin!

Njerëzit me fat shprehin shumë me gjuhën e trupit

Kërkimi i Wiseman-it gjithashtu sygjeron se njerëzit e hapur, ekstrovertët, përgjithësisht kanë një gjuhë më shprehëse të trupit, e cila krijon afrimitet dhe jep ndjesi pozitive tek të tjerët. Kjo rrit gatishmërinë e njerëzve rrotull tyre që t’u qasen me më shumë dashamirësi. Dhe si flasin ata me gjuhën e trupit të tyre? Duke shëmbëllyer qetësi dhe vetëbesim: kanë qëndrim të relaksuar, gjymtyrët nuk i mbajnë të lidhura, pëllëmbët i mbajnë të hapura dhe u qëndrojnë të tjerëve përballë.

Njerëzit me fat kanë pritshmëri pozitive për jetën

Wiseman thotë se pritshmëritë pozitive ndaj gjërave ndjellin përherë fat të bardhë. Thënë ndryshe, njerëzve që kanë besim tek një e ardhme e ndritur, u ndodhin vërtet gjëra të bukura.  Këtë e thotë shkenca: studimet kanë treguar se, njerëzit që ecin me idenë se diçka e keqe i pret, janë përgjithësisht të pasuksesshëm. Pra, edhe shkenca bie dakord me parimin universal që thotë: Mendo pozitivisht!

Njerëzit me fat mund të bëjnë disa gjëra njëherësh

Wiseman thotë se njerëzit që fokusohen në 1 gjë të vetme, pa mundur të merren edhe me gjëra të tjera, kanë më pak gjasa që të puthen nga ‘fati i bardhë’. Kjo nuk është paaftësi, sqaron ai, është një mënyrë qasjeje ndaj jetës. ‘Njerëzit pa fat janë ata që humbin shumë mundësi që u vijnë rrotull, pasi janë të përqëndruar në 1 gjë të caktuar’, thotë Wiseman për ‘The Telegraph’. Këshilla është e qartë: përkushtohuni ndaj gjithçkaje, por pa harruar të shihni përreth!

Njerëzit me fat thonë më shumë: PO!

Njerëzit me fat i kapin mundësitë që u vijnë. Nëse rrezikon, ke më shumë gjasa për të shkuar diku! Asgjë e mirë nuk të gjen kur strukesh në ‘folezën’ tënde vetëm sepse ke frikë! Fundja, çfarë mund të humbësh? – kështu mendojnë njerëzit me fat!

Njerëzit me fat besojnë se janë njerëz me fat!

Wiseman vërtetoi se njerëzit që besojnë se janë të bekuar nga fati, e ndjellin fatin e mirë. Ne e quajmë sharm: këta njerëz karakterizohen nga vetëbesimi dhe pozitiviteti, çka i nxit të kenë një performancë më të mirë në punë dhe kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat