A mund ta bëj një çift më të lumtur ardhja në jetë e një fëmijë?

Life style

A mund ta bëj një çift më të lumtur ardhja në jetë e një fëmijë?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

A keni menduar ndonjëherë se si ndikon lindja e një fëmije në martesën e një çifti? A mund ta bëj një çift më të lumtur ardhja në jetë e një fëmijë?

Një studim i kryer së fundmi ka arritur t’ju japë përgjigje këtyre pyetjeve. Studimi i kryer nga “Paris Economics” ka dalë në rezultatin se fëmijët i bëjnë më të lumtur të rriturit.

Skuadra e studiuesve analizuan 1 milion njerëz nga viti 2009-2018 dhe të gjithë pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me jetën e tyre.

Ata u pyetën të vlerësonin shkallën e lumturisë nga 1-4 dhe mesatarja ishte 2.93.

Megjithatë i vetmi rast kur një i rritur mund të mos jetë i lumtur është kur duhet të paguajë shumë fatura dhe të shpenzojë shumë për fëmijën.

Gjithashtu studimi doli në rezultatin se fëmijët nën moshën 10 vjeç sjellin më shumë lumturi se ata në moshën 10-14 vjeç.

Ndërsa prindërit janë më të lumtur kur janë më të rinj se 45 vjeç.

Çiftet e martuara me fëmijë janë më të lumtur se ata që nuk mendojnë të nisin një familje.

Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të vërteta, por jo për çdo çift, sepse të gjithë kanë prioritete të ndryshme në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat