5 hapa si të dashuroni sërish, pas një ndarje!

Life style

5 hapa si të dashuroni sërish, pas një ndarje!

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Të ndahesh nga personi që do është një nga gjërat më të vështira që një njeri mund të kalojë në jetë. Mund të duhen muaj apo vite për t’u shëruar nga një marrëdhënie e dështuar dhe të dashurosh sërish është akoma më e vështirë.

Më poshtë dritare.net do ju tregojë 5 hapa si të dashuroni sërish, pas një ndarje.

1. Lëreni veten të lirë

Mund të jetë e vështirë të lini veten të lirë veten kur keni kaluar një ndarje. Por duke hequr barrierat që keni ndërtaur do ju jepet mundësia të takoni dikë që nuk do t’ju lëndojë, por do t’ju dojë.

2. Lëreni pas të kaluarën dhe mësoni nga gabimet

Çdo lidhje e dështuar është një mësim. Ju mësoni për veten tuaj dhe ato që nuk dëshironi të keni në një marrëdhënie. Nëse ecni përpara pa e kthyer kokës pas, do të gjeni partnerin e duhur.

3. Tregohuni të sinqertë për gjërat që ju shqetësojnë

Duke shprehur shqetësimet tuaja reale dhe ato që ju nevojiten në një marrëdhënie, do t’ju jepet mundësia të gjeni një person akoma më të mirë. Fshehja e së shkuarës tuaj asnjëherë nuk ka pasoja pozitive.

4. Lini pas çdo pakënaqësi

Jo të gjithë meshkujt janë njësoj. Vetëm nëse jeni lënduar më herët nuk do të thotë çdokush tjetër do të verpojë njësoj.

5. Ju meritoni dashuri

Ndonjëherë ne fajësojmë vetëm kur diçka nuk shkon mirë në një lidhje dhe mund të mendojmë se ne e kemi fajin. Por nuk është ashtu. Gjithmonë mendoni se disa gjëra thjesht nuk funksonojnë dhe se ju meritoni të doni dhe t’ju duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat