Këto ushtrime do të ju inspirojnë

Life style

Këto ushtrime do të ju inspirojnë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Secili prej nesh kohë pas kohe ia caktojmë vetes disa qëllime dhe nuk i arrijmë, kështu që i bartim për muajin që vijon, ndoshta për disa muaj apo për një vit të tërë.

Ekziston metoda japoneze "kaizen", e ky është parimi nga një minutë. Ja si funksionon kjo: Esenca e kësaj metode mbështetet në faktin se njeriu duhet të merret me gjëra konkrete, saktësisht një minutë, por nga dita në ditë, në të njëjtën kohë.

Një minutë kohë - kjo është shumë pak, e me këtë fakt është shumë lehtë për t'u aplikuar nga secili njeri. Përtacia nuk qëndron në rrugën tuaj. Të njëjtat punë, të cilat nuk keni dashur t'i kryeni për gjysmë orë, duke imagjinuar arsyetime dhe obligime, me lehtësi do t'i bëni për një minutë. Duke bërë hapa të vegjël, do të bëheni të përsosur dhe do të arrini rezultate të shkëlqyeshme.

Mposhteni pasigurinë, lironi nga ndjenja e fajit dhe pamundësisë për t'ju bërë ballë gjërave, ndjeni suksesin dhe lirinë tuaj. Të inspiruar me ndjenjën e suksesit, gradualisht ushtrimet prej vetëm një minute ngadalë do t'i ktheni në ushtrime pesëminutëshe dhe kështu më tutje. Më pas do të arrini deri tek ato ushtrimet gjysmë-orëshe, që i keni shmangur me arsyetime dhe obligime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat