Pse vajzat inteligjente vuajnë më shumë për të gjetur dashurinë, 5 arsye të forta

Life style

Pse vajzat inteligjente vuajnë më shumë për të gjetur dashurinë, 5 arsye të forta

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:01
Ilustrim

Nëse je vajzë inteligjente, me siguri nuk ke fare vështirësi për arritjen e ambicieve të tua, madje ia del mbanë të fitosh gjithçka ke dashur, përveçse… ëmmm, kur flitet për dashurinë.

Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë:

Je më e fokusuar në krijimin e karrierës

Ndërkohë që shoqet e tua përpiqeshin të gjenin dashurinë e jetës, ti ishe duke gjetur vendin më të mirë të punës për të siguruar një jetë të pavarur.

Je shumë e zgjuar për të rënë pre e gënjeshtrave

Nëse ke një nivel të lartë inteligjence dhe gjithashtu edukimi që ke marrë mund të ndikojnë që t’i dallosh lehtësisht gënjeshtrat e dikujt tjetër dhe nuk të pëlqen të biesh pre e tyre.

Të pëlqen të jesh e pavarur

Që në momentin që vendose të kërkosh punë dhe të fitosh të ardhurat e tua, e dije që mund të kujedeseshe për veten tënde, prandaj nuk e ke problem të rrish me dikë tjetër kur mund t’ja dalësh mbanë shumë mirë vetë.

Nuk ke shumë ideale për dashurinë

Vajzat e zgjuara e dinë që jeta në realitet ndryshon nga filmat apo nga historitë e librave, prandaj ato dinë si të sillen edhe në situata të ndërlikuara që vajzat e tjera i shmangin.

Je e mbikualifikuar

Ndoshta e ke dëgjuar shumë herë këtë gjë, por meshkujt nuk pëlqejnë një vajzë që i ka arritur të gjitha, sepse ndjejnë indiferentizëm ndaj saj, prandaj e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje, pavarësisht ndjenjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat