5 arsye të forta që ju bindin pse ngjyra e zezë duhet veshur edhe në verë

Life style

5 arsye të forta që ju bindin pse ngjyra e zezë duhet veshur edhe në verë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:50
Ilustrim

Nëse edhe ju jeni në grupin e njerëzve që mendojnë se ngjyra e zezë i shkon për shtat vetëm sezonit vjeshtë-dimër, tani e tutje këtë duhet ta harroni. Edhe pse shumica prej nesh, më së shumti tërhiqen drejt rrobave shumëngjyrëshe gjatë verës, kur është fjala për një fustan të zi, askush nuk mund t’i rezistojë; për një natë jashtë me miqtë apo partnerin, apo edhe për të treguar elegancë.

Janë disa arsyet që adhuruesit e modës kanë përqafuar universalisht ngjyrën e zezë edhe për verën - është e freskët, elegante dhe e përjetshme.

Shumë marka dhe stilistët më në zë në të gjithë botën, risjellin materialet e tyre në verë, duke propozuar veshje, modele e stile nga më të larmishmet.

Po cilat janë arsyet që markat më në zë të modës e propozojnë të zezën edhe në verë?

Ka elegancë

E zeza nuk mund të krahasohet me asnjë ngjyrë tjtër për elegancën dhe fisnikërinë që përcjell. Pa marrë parasysh aksesorët me të cilët do ta shoqëroni, e zeza është dhe mbetet elegante për këdo që zgjedh ta veshë.

Mbrëmja me të zezë është gjithmonë sukses

Çfarëdo që të kesh në mbrëmje, nëse vesh diçka të zezë, konsiderohesh e veshur bukur. Një fustan i zi në mbrëmje është një sukses i padiskutueshëm. Një fustan i zi elegant në mbrëmje, pavarësisht nëse e ke veshur me taka apo edhe me atlete, bën që të gjithë të kthejnë kokën.

Për të qenë seksi

Mund të zgjedhësh nga gardëroba një mori veshjesh, por të jesh e bindur se asnjë ngjyrë nuk ta siguron pamjen seksi si e zeza. Nëse ka diçka që kodin e veshjes nuk e shkel asnjëherë, ajo është ngjyra e zezë.

Është universale

Dhe çfarë më shumë se një fustan i gjatë i zi mund ta tregojë këtë? Në verë, një ‘maxi dress’ i zi mund të jetë shoqëruesi më i mirë i paraditeve tuaja me atlete, po edhe i pasditeve apo mbrëmjeve të gjata me partnerin ose me miqtë.

Arsye të tjera janë disa; ngjyra e zezë në trup nuk të lodh, përkundrazi. Ngjyra e zezë është komode, misterioze, fisnike, elegante dhe identifikuese personaliteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat