Disa hile të thjeshta që përdorin njerëzit për t'ja dalë mbanë në çdo situatë

Life style

Disa hile të thjeshta që përdorin njerëzit për t'ja dalë mbanë në çdo situatë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

1. "Për çdo veshje, përdorni aksesorë. Nuk ka rëndësi sa thjeshtë jeni veshur, do të dukeni gjithmonë ndryshe."

2. "Përpiquni ta mbani mirë me sekretaret e kompanisë. Ata janë njerëzit që mund t'ju mbulojnë lehtësisht nëse bëni ndonjë gabim."

3. "Edhe kur sillen keq me ju përgjigjuni me mirësjellje. Në 90% të rasteve, do t'i bëni të ndihen më keq nga ç'ndihen."

4. "Kur je i nevrikosur me dikë, shkruaje arsyen në një letër dhe fli. Mëngjesin tjetër, nëse je akoma i mërzitur, fol me të. Kjo teknikë më ka shpëtuar mua nga dramat e kota."

5. "Me fëmijët përdor një psikologji të kundërt. Sa herë t'i thoni për diçka mos e bëjnë, ta keni të sigurtë që do ta bëjnë."

6. "Mos u kapni pas datave speciale për të dalë. Unë dhe gruaja ime festojmë në ditë të zakonshme, sa herë e ndjejmë. Përshembull, të enjteve hamë një darkë të mirë ose festojmë ditëlindjet një fundjavë përpara. Na i bën planifikimet më pak stresuese."

7. "Bëhuni miq me njerëz që duken ndryshe nga ju. Ata do t'ju prezantojnë me kultura dhe gjëra që më parë kanë qenë të panjohura për ju."

8. "Fshihini çokollatat në kutinë e tamponëve. Askush s'do të kontrollojë kurrë aty. Jo vetëm që s'do t'ju duhet t'i ndani me dikë, por fiks kur ju duhen gjatë periodave i gjeni aty."

9. "Epidurali! Unë sapo linda dhe më besoni ishte gjëja më e mirë që bëra.

10. "Zëvendëso fjalën 'por' me fjalën 'dhe'. Kështu, edhe nëse nuk jeni dakord me personin tjetër, mendimi juaj do të vlerësohet dhe dëgjohet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat