4 shenja që tregojnë se duhet ta ndërprisni lidhjen menjëherë

Life style

4 shenja që tregojnë se duhet ta ndërprisni lidhjen menjëherë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 06:57
Ilustrim

Pas disa muajve të lidhjes dhe momenteve të dashurisë, vjen një pyetje logjike: Ku çon e gjithë kjo? Nëse e mendoni ose e fitoni përgjigjen “nuk e di”, atëherë mendoni mirë.

Kohën e harxhuar nuk mund ta riktheni, e as kujtimet, prandaj nëse e ndërpreni lidhjen e keqe me kohë që të mos bëhet akoma më e keqe, do ta mbroni veten.

Nëse vëreni së paku një nga këto 4 pika, është koha të thoni “lamtumirë!”

1.Ndjeheni të vetmuar edhe pse jeni në lidhje

A ka ndjenjë më të keqe se sa të ndjeheni e vetmuar, edhe atë me partner afër vetes? Problemi qëndron në atë se ai u jep vetëm thërrime, e me kalimin e kohës ju mësoheni të kënaqeni me to. Ai bëhet si drogë e cila shkatërron, por njëkohësisht është e domosdoshme për të mbijetuar. Vazhdimisht shpresoni se situata do të ndryshojë, por e vërteta është ndryshe. Vetmia nuk shërohet lehtë. Mjafton kjo shenjë për t’ju bërë të kuptoni se diçka nuk është në rregull.

2.E humbisni vetëbesimin

Kur merrni sado pak kohë ose vëmendje, shpesh herë e pyesni veten se a është problemi tek ju. Me kalimin e kohës, kjo pyetje ua ndryshon dhe zvogëlon vetëbesimin. Dhe gjithmonë jeni ju ato të cilët i jepni fund.

3.Nuk keni plane për të ardhmen

Nëse pas një kohë kuptoni se asnjëher nuk do ta keni atë që dëshironi ose thjesht ai nuk ka plane për të ardhmen, ndaloni së harxhuari kohën tuaj. Dashuria pa të ardhme do të thotë se ajo është e njëanshme.

4.Nuk leni vend për atë të Vërtetin, sepse luftoni për të gabuarin

Kur e orientoni kah një mashkull i cili nuk ju plotëson fizikisht dhe psiqikisht dhe vazhdoni akoma të jeni me të, nuk i lejoni mundësi që t’ju dalë para ai i Vërteti. Është me rëndësi që të vëndoni kufinjë me kohë, deri ku do të toleroni dhe kur do të filloni të luftoni vetëm për veten tuaj. Nëse me të vërtetë dëshironi të gjeni dashuri, mos e humbisni kohën duke “përmirësuar” një lidhje tanimë të shkatëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat