5 mënyra për t’i mbrojtur flokët para se të notosh

Life style

5 mënyra për t’i mbrojtur flokët para se të notosh

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:02
Ilustrim

Shumë vajza nuk kanë dëshirë ta lagin kokën ndërsa notojnë. Në ditë shumë të nxehta, asgjë nuk është më e freskët sesa uji i ftohtë i një pishine apo i detit. Por, kur është fjala për flokët, kujdesi ndaj tyre, sidomos në stinën e nxehtë, duhet të jetë maksimal, për arsye se rrezet e diellit, çdo ditë e më shumë i dëmtojnë.

Debati ndërkombëtar për t’i mbrojtur sa më mirë flokët në kohën e plazhit ka gjetur disa mënyra si përgjigje për të pasur flokë të shëndetshëm edhe gjatë stinës së nxehtë.

Në kërkimet e bëra së fundi për këtë problem, Speedo – këshillues profesiont për notin, sjell disa sugjerime profesionale për mënyrën se si t’i mbrosh flokët gjatë sezonit të verës.

Lagi me ujë. Speedo thotë se gjithmonë para se të notosh duhet t’i lagësh flokët me ujë, në mënyrë që gjatë kohës së notit, flokët të absorbojnë ujin e pastër dhe jo atë me klor apo me kripë. Interesante apo jo?

Vaj, vaj, vaj. Edhe nëse flokët janë të yndyrshëm, Speedo rekomandon që të përdorësh Moroccan, vaj argani, arrë kokosi ose vaj ulliri. Këto lloj vajrash do të jenë mbrojtës të mirë nga uji i pishinave, por edhe i detit, nga klori apo nga kripa.

Krem mbrojtës. Nëse notin e aplikon jashtë, det, pishinë, gjithmonë para se të notosh duhet t’i lyesh flokët me krem mbrojtës (spray për një efekt më të mirë). Kjo për të shmangur zbardhjen e bojës (nëse ke flokë të lyer) dhe dekolorimin.

Laji. Pas notit, laji dy herë flokët me shampo për të larguar çdo lloj klori apo kripe dhe çdo papastërti që ke marrë në plazh. Nëse ke flokë të thatë, përdor një shampo super hidratante ose shampo antiklor.

Balsam. Mbaje balsamin në flokë për rreth 10-15 minuta, në mënyrë që t’i hidratosh. Ose nëse e ke me shumë nxitim, përdore në dush balsamin dhe mbaje për 2-3 minuta.

Kështu, nuk ka më asnjë arsye për të pasur frikë nga pishina apo nga deti. Me këto truke të thjeshta, flokët do t’i kesh njëlloj si valët gjatë gjithë verës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat