Pse të qëndruarit para ekraneve mund të mos jetë aq negative për fëmijët?

Life style

Pse të qëndruarit para ekraneve mund të mos jetë aq negative për fëmijët?

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ekranet janë bërë pjesë e pandashme në jetën e fëmijëve që nga një moshë e re, por qasja në këto ekrane si televizioni, tabletat ose telefonat nuk do të thotë që gjithmonë mund të kenë ndikim negativ.

Shpesh shihet që fëmijët edhe para se të flasin dinë të përdorin gjëra bazike në telefon.

Ekranet gjithashtu janë shumë të varura, ndikojnë në formimin e mendjeve tek fëmijët në mënyra që tani ngadalë kemi filluar t’i kuptojmë.

Studimet kanë treguar se fëmijët prej 0 deri në 2 vjeç janë aktivë në ekrane më shumë se tri orë në ditë, numër që është dyfishuar në dy dekadat e fundit. Ndërsa për fëmijët e moshës shkollore, 49% rrinë më shumë se 2 orë në ekrane, dhe 16% më shumë se 4 orë.

Koha e ekranit mund të vijë me koston e aktivitetit të reduktuar fizik, rritjes së BMI, indeksit të masës trupore dhe ngrënie e më pak vakteve familjare së bashku.

Gjithashtu është e lidhur me më pak gjumë tek fëmijët, si dhe tek të rriturit. Për shembull, fëmijët që kanë një TV në dhomën e tyre është zbuluar se flenë 31 minuta më pak gjatë natës.

Në shikim të parë e gjithë kjo duket alarmante, por rezulton se jo të gjitha ekranet janë njësoj dhe shikimi i disa emisioneve edukative mund të ketë në të vërtetë përfitim nga fëmijët, por vetëm ata të moshës dy e më shumë. Fëmijët nën dy vjeç nuk përfitojnë aspak nga shikimi i televizorit.

Për fat të mirë, disa producent të mençur kanë futur elemente të të mësuarit në TV, Sesame Street është një shembull kryesor.

Përmbajtja edukative televizive është vërtetuar se ka ndihmuar në përmirësimin e sjelljes, shkrim-leximit dhe aftësive njohëse për fëmijët nga tre deri në pesë vjeç.

Nëse është një program arsimor dhe është një Televizion i dizajnuar mirë, nuk është aq keq për fëmijët. Dhe në fakt, mund të ndihmojë shumë fëmijët me burime të pamjaftueshme, “thotë Kathy Hirsh-Pasek nga Laboratori i Gjuhëve për Fëmijët në Universitetin Temple në Filadelfia. E njëjta gjë është e vërtetë kur bëhet fjalë edhe për media tjera.

Koha interaktive e ekranit, si video telefonatat me të afërm, dëgjimi i historive para gjumit, ose shikimi i videove së bashku me prind, mund të jetë i dobishëm pikërisht për shkak të kësaj natyre ndërvepruese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat