Anita Likmeta, një nga 150 gratë më të fuqishme të inovacionit në Itali

Life style

Anita Likmeta, një nga 150 gratë më të fuqishme të inovacionit në Itali

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:15
Anita Likmeta

Pak kohë më parë e njohëm si shqiptaren që shkruante për median prestigjoze Huff Post Italia. Por tani Anita Likmeta, po përmendet për një tjetër sukses.

Si një sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali.

Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34-vjeçarja shqiptare.

Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe t'u jepet zë.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxherë, themeluese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.

Edhe pse Anita tregon vazhdimisht se është një grua mjaft e sukseshme në Itali, përsëri ajo qëndron në kontakt me vendin e origjinës së saj, Shqipërinë, duke qenë pjesëmarrëse në organizata dhe nisma të ndryshme.

"Ne të gjithë vrapojmë drejt mundësive të reja, eksplorojmë vende të reja, por gjithmonë është një zë i brendshëm. Eshtë ai që kërkon shtëpinë tonë, vendin tonë. Mbështesni vendin tuaj!"- Anita Likmeta.

Kush është Anita Likmeta?

Anita ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11-vjeçare.

Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia.

Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit si sipërmarrëse në sektorin dixhital të startup-eve në Itali (për shembull CreationDose dhe Coderblock).

Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri. Përmes analizave e shkrimeve të saj në Huffington post Italia, Anita ka ndarë opinionet e saj mbi probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikbërjes në Shqipëri.

Anita Likmeta është ambasadore të programit për Diasporën Connect Albania të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM): program që i fton shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat