Këshilla e psikologëve: Mos e lyeni dhomën me këtë ngjyrë

Life style

Këshilla e psikologëve: Mos e lyeni dhomën me këtë ngjyrë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Psikologët nuk rekomandojnë që dhoma juaj të ketë këtë ngjyrë.

Nëse po mendoni të freskoni brendësinë e banesës ose shtëpisë tuaj, psikologu Lee Chambers mendon se nuk duhet të përdorni një ngjyrë të kuqe të ndezur.

Sipas tij, dhoma e ndjenjës është një vend ku mblidhet e tërë familja dhe e kuqja nuk është ngjyra e duhur.

Ai shton se për shkak të kësaj ngjyre, ju mund të ndiheni të shqetësuar dhe më pak të relaksuar.

“Ndërsa e kuqja, si nuancat e saj, stimulon energjinë dhe ndërveprimin shoqëror, qëndrimi i zgjatur në një ngjyrë kaq intensive mund të na bëjë nervozë, më agresivë, më pak të relaksuar dhe madje të përshpejtojmë rrahjet e zemrës”, thotë ai.

Ngjyrat që preferohen në dhomën e ditës janë ato me nuanca më paqësore, sikurse e bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat