Pse fëmijët i duan kaq shumë dinosaurët?

Life style

Pse fëmijët i duan kaq shumë dinosaurët?

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Pothuajse çdo djalë, madje edhe një vajzë, bëhet i fiksuar pas dinosaurëve në një moment në jetën e tyre parashkollore ose të hershme shkollore.

Këto krijesa që u zhdukën 65 milionë vjet më parë, në njëfarë mënyre gjetën rrugën e tyre drejt mendjeve kurioze të fëmijëve.

Fëmijët, i duan ata edhe si lodra, por janë kuriozë që të mësojnë edhe më shumë rreth tyre nga librat.

Shkencëtarët pohojnë se të paktën një e treta e fëmijëve që studiojnë kanë një fenomen psikologjik që fillon të shfaqet rreth 18 muaj të jetës së një fëmije. Fëmijët shfaqin një interes shumë të fortë për dinozaurët, gjë që bën që vëmendja e tyre të rritet, por bashkë me të edhe aftësia e përpunimit të informacionit.

Sipas psikologëve, nëse fëmija juaj e njeh çdo dinosaur me emër dhe për shembull nëse është barngrënës apo mishngrënës, atëherë kjo mund të konsiderohet shenjë e mirë, sepse tregon një interes që mund të zgjasë nga gjashtë deri në tre vjet.

Ndotja e ajrit, obeziteti dhe astma te fëmijët: Studimi konfirmon lidhjen mes tyre

Për fëmijët e vegjël, dinosaurët janë “qenie” që janë mishërimi i të huajve dhe vetive pothuajse mistike.

Edhe pse ata janë qenie që nuk egzistojnë, dinosaurët kanë një efekt qetësues te fëmijët dhe i ndihmojnë ata që t’i përballojnë më lehtë kafshët tjera dhe njerëzit.

Këto krijesa u mësojnë fëmijëve kryesisht se si shfaqen dhe zhduken speciet dhe si përshtaten dhe mbijetojnë përkohësisht. Një interes për dinosaurët gjithashtu i ndihmon fëmijët të fitojnë njohuri mbi moshën dhe afatin kohor të jetës në tokë dhe të vlerësojnë ato krijesa interesante që dikur kanë ekzistuar.

Sipas psikologut polak, Kaizmir Dabrovski, i cili veproi në vitet e 60-ta, dashuria për dinosaurët është bota imagjinare e fëmijëve që zhytet në botën e fantazisë, duke krijuar kështu histori që mund ose nuk mund të kenë lidhje me të vërtetën.

Ai ka theksuar, se dashuria për këtë specie të zhdukur, i bën fëmijët që të rrisin imagjinatën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat