Marsi shenjon revolucionin më të madh në zodiak

Life style

Marsi shenjon revolucionin më të madh në zodiak

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Në natën mes 14 dhe 15 shtatorit, Marsi nuk do të flejë, pasi duhet të përballojë një udhëtim që nuk i pëlqen, që i shteron energjitë. Planeti i kuq duhet në fakt të kalojë në Peshore, shenjë në të cilën do të vuajë mërgimin e tij dhe ku do të duhet të qëndrojë deri në fund të tetorit.

Po pse vuan ai në Peshore? Sepse ai është një planet që shpreh forcë dhe impulsivitet dhe qëndrimi në shenjën e diplomacisë dhe harmonisë e bën të ndihet çuditshëm, jashtë habitatit të vet.

Si gjithmonë, kalimi i tij do të ketë efekte të ndryshme për çdo shenjë zodiakale. Do të ketë një injeksion energjish të reja tek Binjakët, Peshorja, Ujori dhe Shigjetari, do të ketë shumë ëmbëlsi, qetësi e xhentilesë tek Peshqit e Virgjëresha.

Do ta kenë më pak të thjeshtë menaxhimin marsian Dashi, Gaforrja e Bricjapi, të cilat do të perceptojnë situata të ndryshme tensioni, energji që shpërthejnë dhe impenjime të shumta.

Demi duhet të jetë më i kujdesshëm me trupin dhe fuqinë fizike, Luani do të arrijë të nxjerrë në dritë një ide, një ëndërr, duke e kthyer në projekt. Për Akrepin, do të jetë shumë mirë të përqëndrohet pak tek të tjerët, duke lënë për një moment mënjanë nevojat e veta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat