Vajza, këtu keni veshjet e duhura për një vjeshtë plot stil!

Life style

Vajza, këtu keni veshjet e duhura për një vjeshtë plot stil!

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 06:42
Ilustrim

Sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe me siguri një nga shqetësimet kryesore të atyre që ndjekin modën është se çfarë duhet t’i shtojnë gardërobës së tyre. Vjeshta është një super sezon kur bëhet fjalë për shfaqjen e stilit, kështu që përpjekjet tuaja nuk duhet të jenë të kota.

Çfarë duhet të keni parasysh?
Blini vetëm elementet që ndryshojnë pamjen tuaj dhe që janë në të njëjtën kohë shumë funksionale! Në cilin nga kombinimet e gjeni veten më shumë? Hidhi një sy kombinimeve më perfekte të këtij sezoni.

Image

Xhaketa, xhinse, bluza të bardha të kombinuar me atlete ose taka. Thjesht perfekt!

Triko të gjera, përveçse janë komode, janë edhe në modë. Nuk besojmë se ka ndonjë vajzë që nuk ka një të tillë në garderobë.

Mbani në mend se kostumet janë kthyer fuqishëm edhe këtë sezon.

Fundi i mëndafshit e kombinuar me një bluzë të trashë, thjesht “thërret” me të madhe që: “Vjeshta erdhi”!

Xhinse blu të errëta dhe bluzë me vija. A ka një kombinim më praktik dhe elegant në të njëjtën kohë?

Verës i erdhi fundi dhe tani do të fillojmë të lëmë mënjanë rrobat e lehta, ndaj dhe të gjithë jemi kuriozë për tendencat e modës, në mënyrë që ta kemi më të thjeshtë se çfarë duhet të zgjedhim për të veshur në muajt e ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat