Metoda më e thjeshtë dhe efektive për të zhbllokuar piletën e dushit nga të gjitha papastërtitë

Life style

Metoda më e thjeshtë dhe efektive për të zhbllokuar piletën e dushit nga të gjitha papastërtitë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Nëse do të tregoheshit pak më të kujdesshme gjatë kohës kur lani apo krihni flokët, e sigurtë që pileta e dushit nuk do të zihej aq shpesh.

Ndonëse në treg mund të gjeni jo pak produkte që pastrojnë e zhbllokojnë tubat e lavamanëve e jo vetëm, por para se të kërkoni një hidraulik, provoni këtë metodë natyrale, që nuk do t’ju lodhë aspak dhe është shumë efektive.

Çfarë ju nevojitet: Gërshërë, uthull të bardhë, sode buke dhe një shtupë.

Pasi të keni hequr piletën e dushit,me ndihmën e një shkopi nxirrni të gjitha papastërtitë që kanë bllokuar tubin. Përsëriteni procesin dhe me ndihmën e një palë gërshërëve mundohuni të kapni të gjitha flokët që mund të jeni grumbulluar.

Pasi të keni pastruar sa keni mundur hidhni në piletë gjysmë filxhani me sodë buke e më pas gjysmë gote uthull molle. Sigurohuni ta zini piletën me një rrobë të vjetër të lagur dhe lëreni për 10 minuta. Pas kësaj hidhni një kovë me ujë të nxehtë dhe do të shihni sesi tubat do të jenë zhbllokuar tërësisht .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat