Bashkëshortët që rrinë së bashku ‘për hatër të fëmijëve’

Life style

Bashkëshortët që rrinë së bashku ‘për hatër të fëmijëve’

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Çiftet bashkëshortore, të cilët jetojnë së bashku, vetëm ‘për hatër të fëmijëve’, bëjnë që këta të fundit, të kenë ngecje në zhvillimin mental.

Hulumtuesit në Suedi, konkludojnë se fëmijët që jetojnë me cilindo nga prindërit e shkurorëzuar, kanë zhvillim më të mirë mendor, se sa ata që jetojnë me prindër që kanë marrëdhënie jo të mira.

Ata kanë studiuar 150 mijë fëmijë, që kanë prindër të ndarë, si dhe fëmijë që jetojnë me prindër të cilët janë në shkallë të ndryshme, të pakënaqësisë martesore.

Në gjetjet e Universitetit të Stokholmit, del se fëmijët që rriten me prindërit që ‘bashkëjetojnë’, kanë inteligjencë më të ulët dhe mundësi më të vogla zhvillimi.

Bisedat jo të ngrohta, e në raste edhe sharjet dhe ofendimet, ndikojnë në mos zhvillimin e duhur të fëmijës.

Sipas këtij studimi, del se prindërit që rrinë bashkë, vetëm ‘për hatër të fëmijëve’, janë duke i bërë dëm më të madh atyre, se sa dobi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat