Disa gjëra që duhet të bëni në ditët kur nuk keni energji dhe nuk doni të bëni asgjë!

Life style

Disa gjëra që duhet të bëni në ditët kur nuk keni energji dhe nuk doni të bëni asgjë!

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Ne të gjithë kemi ditë kur nuk kemi energji apo nuk ndihemi kreativë, por fatmirësisht mund t'i bëjmë edhe këto ditë të funksionojnë për ne. Është në rregull të lëvizësh pak më ngadalë për sa kohë që vazhdon të lëvizësh.

Ja 10 gjëra që mund të bëni në ditët kur nuk doni të bëni asgjë:

1. Vazhdoni të buzëqeshëshni. Për sa kohë që ju keni një buzëqeshje në fytyrë, herët a vonë do gjeni vërtet një arsye për të qeshur. Gjetja e diçkaje për të buzëqeshur do ta bëjë ditën tuaj pak më me dritë.

2. Bëni një dush të shpejtë. Edhe nëse ndiheni pak keq, është gjëja më e shëndetshme për t'u bërë. Ju gjithashtu mund të bëni një banjë të gjatë, por mbani temperaturën e ujit të rehatshme. Niveli juaj i energjisë do të rritet pak, gjë që mund t’ju ndihmojë për pjeën tjetër të ditës.

3. Vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni mirë. Njerëzit ju marrin më seriozisht dhe ju ndiheni më mirë.

4. Ndaloni dhe nuhasni trëndafilat. Gjeni diçka të bukur për të marrë pak frymëzim shtesë. Mund të blini ca lule në rrugë, një libër të ri etj.

5. Ndani punët në copa të vogla. Bëni një pushim çdo tridhjetë minuta ose më shumë nëse keni nevojë për të. Nëse e teproni dhe e lodhni veten, mund të duhen ditë për t'u rikuperuar, kështu që respektoni atë që trupi juaj ju thotë.

6. Kërkoni të punoni nga shtëpia. Nëse keni mundësi, zgjidhni të punoni nga shtëpia, por sigurisht mos përfitoni më shumë seç duhet nga kjo mundësi.

7. Pyesni një mik/kërkojini një nder. Nëse nuk mund të mblidhni forcat për të bërë diçka që keni planifikuar me njerëz të tjerë, dhe dikush tjetër mund ta plotësojë, kërkoni një mik që të jetë atje për ju.

8. Bëni sikur gjithçka është 'ok' derisa të arrini në shtëpi. Ndonjëherë ju duhet të testoni aftësitë e aktrimit dhe të prisni për t'u qetësuar sa të shkoni në shtëpi. Mbani mend, nesër me siguri do jetë më mirë.

Ditët pa energji janë pjesë e jetës. Cilësojini si ditë "pauze" për t'u rikthyer më në formë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat