I vishni të brendshmet e reja pa i larë më parë? Ja nga çfarë rrezikoheni

Life style

I vishni të brendshmet e reja pa i larë më parë? Ja nga çfarë rrezikoheni

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:40
Ilustrim

Të brendshmet e sapoblera mund të duken të pastra, por veshja e tyre pa i larë fillimisht, mund të jetë e rrezikshme sipas një biokimisteje.

Në një sondazh të 1,061 konsumatorëve të kryer nga ekspertë të kujdesit të lëkurës The Derm Review, 31% e konsumatorëve të pyetur, pranuan se nuk i lajnë të brendshmet e reja para se t’i veshin.

Biokimistja e kujdesit të lëkurës Elle Macleman paralajmëroi se veshja e të brendshmeve të reja mund të ketë ndikime serioze në shëndetin e lëkurës, nga dermatiti irritues deri tek ënjtja e vulvës.

Ajo zbuloi se veshja e mbathjeve të reja, pa i larë më parë, mund të çojë në acarim të lëkurës të shkaktuar nga infeksionet kërpudhore në zonën gjenitale, ndërsa sutjenat e palara mund të çojnë në mastit, i cili është një infeksion i indit të gjirit që sjell dhimbje të gjirit, ënjtje, acarim dhe skuqje.

Në fakt, veshja e çfarëdolloj rrobe të palarë mund të sjellë rreziqe, por më të rrezikshme për t'u veshur pa larë janë të brendshmet. Kimikatet e ashpra të përdorura në veshje të reja mund të shkaktojnë acarim në zonat intime, ndërsa infektimi me kërpudha dhe baktere nga koha e qëndrimit në dyqan rrit rrezikun e infeksioneve të pakëndshme ose të dhimbshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat