Pse zgjoheni të shqetësuar në mes të natës dhe si ta ndaloni këtë gjë?

Life style

Pse zgjoheni të shqetësuar në mes të natës dhe si ta ndaloni këtë gjë?

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Shumë njerëzve u ndodh që të zgjohen në mes të natës të shqetësuar.

Ky shqetësim mund t’iu lërë me mendime më të errëta në një kohë kur ju nuk keni shumë mundësi të flisni me dikë.

Gjithçka për të cilën jeni pak të shqetësuar në jetë papritmas vjen në ballë të mendjes suaj dhe nuk do të largohet, duke iu shkaktuar kështu edhe ankth, shkruan The Sun.

Greg Murray, profesor dhe drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor, Universiteti i Teknologjisë Sëinburne, thotë se ky problem nuk është i pazakontë.

“Në një gjumë normal të natës, neurobiologjia jonë arrin një pikë kthese rreth orës 3 ose 4”, shpjegon ai.

Ne zgjohemi në faza të ndryshme gjatë gjithë natës, por ndonjëherë ndodh që këtë ta përjetojmë keq dhe të mbesim zgjuar.

Ndalimi i këtij shqetësimi mund të bëhet pak një cikël vicioz, sepse sa më shumë që stresoheni, aq më të vështirë do ta keni të fleni pas kësaj gjendje.

Shumë ekspertë të gjumit rekomandojnë që nëse jeni duke luftuar me këtë problem, nuk duhet të qëndroni në shtrat duke lëvizur e ndërruar krahun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat