Si ta dalloni nëse dikush iu ka hedhur diçka në pije?

Life style

Si ta dalloni nëse dikush iu ka hedhur diçka në pije?

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Mund të duket absurde, por ndodhë shumë më shpesh sesa që mund ta mendoni…

Incidentet kur dikush iu hedh diçka në pije janë rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit, që nga viti 2015 deri në vitin 2018 është vënë një rritje prej 108% në incidente të tilla, dhe kjo përfshinë vetëm rastet e regjistruara.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2016, 71% e viktimave ishin femra.

Por në fakt nuk është e vështirë shumë të mbroni vetën nga kjo, prandaj kemi mbledhur disa fakte që duhet të dini për të ikur një situate të tillë.

Edhe pse femrat janë viktimat në shumicën e rasteve, nuk do të thotë se është përgjegjësia e tyre që të kujdesen, por për shkak se nuk do të iu mbrojë askush, kjo bie në duart tuaja që të kujdeseni për veten.

Mënyra më e mirë për të shmangur këtë incident është që të mos e lini pijen në tavolinë duke mos i kushtuar vëmendje, gjithashtu mbani një sy edhe në pijet e shoqeve tuaja.

Mos pranoni pije nga njerëz të panjohur dhe nëse jeni duke kaluar në një turmë, vendosni dorën mbi gotë për të shmangur ndonjë pilulë apo lëng që dikush mund të përpiqet të hedhë në gotën tuaj, shkruan lajmi.net.

Disa prej drogave më të përdorura janë këto:

GHB dhe GBL – kanë një efekt të ngjashëm me qetësuesit, duke të bërë të biesh në gjumë. Efekti fillon rreth 10 minuta pas konsumimit, dhe zgjatë rreth 7 orë apo më shumë.

Diazepam dhe rofinol  – këto droga përdoren si qetësues për të trajtuar insomaninë dhe ankthin. Nganjëherë ajo mund të shkaktoj të vjella, dridhje dhe humbje vetëdije. Kanë efekt rreth 15-30 minuta pas konsumit.

Ketaminë – kjo drogë është shumë e fortë dhe përdoret për njerëzit para se të futen në operim. Ju humbet ndjesitë fizike dhe iu bënë të palëvizshëm. Mund të shkaktoj halucinacione dhe humbje të kujtesës. Efekti fillon pas 5 minutave, dhe zgjatë disa orë.

Nëse pija juaj është spërkatur, nuk do të dalloni ndonjë aromë, shije apo ngjyrë ndryshe në pije. Mirëpo në momentin që filloni të ndjeni simptomat, duhet të largoheni që aty.

Zakonisht mund të ngatërrohet me të qenit e pirë, por nëse ndjeheni më e pirë sesa që duhet, atëherë mund të jetë shkaktari kjo.

Nëse nuk jeni me miq që mund të iu dërgojnë në shtëpi, telefononi dikë që i besoni, ose ndihmën e shpejtë apo policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat