Si të udhëtoni të sigurt me gjërat thelbësore higjienike?

Life style

Si të udhëtoni të sigurt me gjërat thelbësore higjienike?

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Për një kohë të gjatë, pandemia kishte vendosur kufizime në lëvizjet e njerëzve.

Por, tani shumë kanë filluar të planifikojnë udhëtime, të shkojnë tek të dashurit e tyre, megjithëse kanë ndjekur të gjitha masat antiCOVID-19.

Në një autobus, tren, makinë ose avion, njerëzit duhet të mbajmë gjithsesi një maskë, megjithëse autoritetet e transportit përpiqen të pastrojnë sipërfaqet, ne ende nuk e dimë se sa mikrobe, papastërti, baktere dhe viruse ka në ulëset, dritaret, parmakët dhe mbështetëset e krahëve.

Disa njerëz përpiqen të spërkasin ulëset me dezinfektuesin e duarve, por është e rëndësishme të theksohet se dezinfektuesit e duarve janë bërë posaçërisht për eliminimin e mikrobeve të duarve, megjithëse produkti mund të ketë efekt, ai përsëri nuk do të jetë aq efektiv sa një dezinfektues adekuat, shkruan Indianexpress.

Pecetat dezinfektuese e duarve duhet të përdoret në hotele, restorante, klube, gjimnaze dhe shkolla, ku ka shumë aktivitet.

Me këto peceta mund të fërkohen butësisht duart, duke e lënë atë të pastër, higjienike dhe të freskët.

Gjithashtu edhe një sprej tradicional dezinfektues mund të ndihmojë kur shkoni në gjimnaze, klasa joga, restorante, hotele, llixha, sallone, shtëpi, zyrë ose shkollë. Ky produkt është jashtëzakonisht efikas, i përshtatshëm dhe i lehtë për t’u përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat