Një detaj i veçantë në këtë fustan dasme u bë enkas për bashkëshortin e verbër të nuses!

Life style

Një detaj i veçantë në këtë fustan dasme u bë enkas për bashkëshortin e verbër të nuses!

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Për ta bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe të paharrueshme, nusja Kelly Anne Ferraro zgjodhi fustanin e saj të dasmës duke pasur parasysh verbërinë e bashkëshortit, Anthony. Për dasmën e saj në natyrë, të mbajtur në Maine më 2 tetor, Kelly veshi një fustan të bardhë, i cili përmbante një fjongo prej kadifeje rreth belit, lule të qëndisura dhe dantella. Ideja ishte që i gjithë fustani të kishte teksturë të theksuar.

"Edhe pjesa e shpinës madje kishte një teksturë. Ajo më befasoi edhe me një xhaketë fantastike që kishte bërë me porosi për mua dhe kishte thekë që vareshin te krahët. Më kujtoi takimin tonë të parë", u shpreh Anthony Ferraro.

Për Kelly-n, zgjedhja e një fustani që Anthony mund ta ndjente ishte një nga detajet më të rëndësishme të ditës.

"Gjërat që mund t'i prek dhe t'i ndjej mirë janë vërtet të rëndësishme për mua. Krijon një imazh të asaj se si dukesh në kokën time. Kelly dukej si një engjëll", kujton dhëndri.

Kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën Kelly ka menduar. Dekori i gjithë dasmë boho-chic ishte krijuar në mënyrë që Anthony të lëvizte lirshëm. Kelly gjithashtu tregon se në shtëpinë e tyre "cepat dhe skajet e mprehta janë të mbuluara".

"Unë e kam bërë dhe shtëpinë tonë të aksesueshme, sigurisht që njësoj do të bëja edhe me dasmën. Ishte një nga ditët më të bukura të jetës sonë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat