5 mënyra për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë gjatë dimrit pa shpenzuar energji

Life style

5 mënyra për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë gjatë dimrit pa shpenzuar energji

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Me gjithë çfarë po ndodh, gjëja e fundit që do të donit është një faturë më e lartë energjie. Nga ana tjetër ditët e ftohta janë në prag dhe kemi nevojë për një shtëpi të ngrohtë. A mund ta bëjmë këtë duke kursyer në të njëjtën kohë?

1.Dyshemenë mbulojeni me tapete.

Shtëpia në dimër duket më e plotë dhe më e ngrohtë nëse shtroni tapetet. Duke “u veshur” krijon ambient më të ngrohtë duke reduktuar nevojën për kondicioner në çdo orë.

2. Vendosni qeska plastike tek dritaret

E kemi fjalën për këto lloj qesesh, që nuk e lënë të ftohtin të deportojë njësoj përmes dritareve. Gjithçka duhet të bëni është t’i ngjisni me një lloj spray në dritare.

3. Vishini tubat për të ndaluar ngrirjen e tyre

Nëse temperaturat ulen, duhet të merrni masa të tilla para se të jetë vonë. Tubacionet e ngrira mund të shkaktojnë shumë probleme dhe askush s’do t’i donte pasi i ftohti i dimrit, mjafton!

4. Aktivitet

Lëvizni! Luani, kërceni, ushtrohuni, bëni dashuri, por mos lejoni të ftohtin t’ju pushtojë.

5. Kujdes me dietën

Konsumoni vakte të ngrohta: mos ndani supën, por sigurisht mos harroni gështenjat dhe verën.Burimi: Bright Side

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat