6 gjëra të parëndësishme në dukje, që mund t'ju shkatërrojnë lidhjen

Life style

6 gjëra të parëndësishme në dukje, që mund t'ju shkatërrojnë lidhjen

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 08:19
Foto

1. Risjell në vëmendje sherret e së shkuarës

Edhe çiftet më të lumtura zihen herë pas here, sepse është e pamundur të biesh dakord me dikë për absolutisht gjithçka. Kur kjo ndodh dhe ju e zgjidhni, përpiquni ta mbyllni aty. Nuk ka asnjë nevojë që pas ca muajsh ta riktheni sërish shkakun e një debati në vëmendjen tuaj. Thjesht do të ndiheni keq.

2. Zgjedhja e kohës së gabuar për të bërë një bisedë serioze

Kur vjen puna tek diskutimet e rëndësishme si paratë, qëllimet e lidhjes apo fëmijët është e domosdoshme që momenti të përshtatet me llojin e bisedës. Nuk mund t'i kërkosh shpjegime apo argumente partnerit të lodhur, të trishtuar apo kur e shihni që është i stresuar më shumë se zakonisht. Kjo do t'i komplikonte edhe më shumë gjërat. 

3. Mos bëni supozime për ndjenjat e tij 

Nëse keni dyshime, pyeteni direkt. Secili i sheh gjërat nga perspektiva e tij, prandaj s'është mirë t'i marrim supozimet tona si të mirëqëna. Të konfirmosh si të vërtet një ndjenjë që s'i përket atij/asaj, shkakton acarim të panevojshëm.

4. Kritikat ndaj pjesëtarëve të familjes

Kjo temë diskutohet në çdo familje, por s'do të thotë se s'mund t'i shmangim keqkuptimet. Duhet të kuptoni që prindërit e partnerit janë pjesë e rëndësishme e jetës së burrit/gruas tuaj. Ofezat ndaj tyre sjellin vetëm sherre si pasojë. Kritikat janë diçka tjetër dhe mund t'i bëni duke i komunikuar me takt. Kujdes, mos cënoni personalitetin e askujt.

5. Dilni nga shtëpia pa njoftuar njëri-tjetrin

Kjo mund të duket si diçka e vogël dhe e parëndësishme, por është shenjë e fuqishme që po shmangni komunikimin. Edhe nëse jeni bashkë prej shumë kohësh, duket si mungesë respekti të dalësh pa njoftuar personin me të cilin ndan shtëpinë. 

6. Kur merreni me thashetheme dhe kritikojmë shoqërinë  e tij/saj

Kur kritika është me vend dhe e bërë mirë, ndryshon puna, por s'mund të shani shokun me të cilin ai kalon pjesën më të mirë të ditës. Do të humbisni besimin e tij/saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat