"E lashë gruan pas një puthje pasionante me një tjetër, por me ish gruan shpesh përfundojmë duke bërë kështu seks"

Life style

"E lashë gruan pas një puthje pasionante me një tjetër, por me ish gruan shpesh përfundojmë duke bërë kështu seks"

Nga: Bota sot Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:20
Ilustrim

E dashur Deidre: Lashë kokën për një grua kur dola për pirë kafe me kolegët e mijë.

Ajo ishte e vogël me një buzëqeshje të bukur. Ne bëmë kontaktin me sy gjatë gjithë mbrëmjes dhe kur ajo më kaloi më pëshpërtiti: Përshendetje bukuroshe.

Në fund të natës dola në kopsht dhe ajo më ndoqi. Unë kurrë nuk kam ndjerë një tërheqje të tillë dhe ne përfunduam duke pasur një puthje pasionante para se një nga miqtë tanë të na ndërpriste.

Nuk kisha kohë për të marrë numrin e saj, por jam vazhdimisht në kërkim të saj. Nuk kam mundur ta largoj nga koka ima.

Ky takim më ka lënë kaq konfuz, i thashë gruas time që doja të ndahesha dhe tani jemi ndarë, megjithëse unë vazhdoj të jetoj në shtëpi derisa të zgjidh problemin e jetesës.

Unë jam 46 dhe gruaja ime 43. Ne jemi të martuar për 15 vite dhe kemi dy vajza të vogla.

Gruaja ime është kujdesur për vajzat se unë kam qenë i zënë me punë.

Ne kemi shkuar mirë dhe jemi rehat bashkë, por ishim më shumë miq sesa të dashuruar. Jeta jonë seksuale nuk ekziston për më shumë se një vit.

Por tani që jemi të ndarë kemi përfunduar disa herë në shtrat dhe seksi na ka marrë mendjen edhepse nuk kam ndjenja për të.

Unë e shtyj atë kur vjen tek unë, por ndonjëherë ne përfundojmë në shtrat.

Është shumë e çuditshme, por sado që gruaja ime të luftojë për mua, nuk më mjafton.

Psikologia thotë: Pothuajse të gjithë ne ndonjëherë ndihemi të tërhequr nga një tjetër, por sjellja juaj tregon krizën e moshës së mesme.

Kjo shpesh prek burrat që kanë shpenzuar vitë të tëra duke siguruar familjen e tyre dhe ata mendojnë 'për qfarë bëhet fjalë'.

E di që thoni se ju dhe gruaja juaj jeni më shumë si miq, por me 15 vjet martesë do të ketë aspekte pozitive në marrëdhënien tuaj që po i anashkaloni.

Ju i detyroheni gruas dhe vajzave tuaja që të bëjnë një përpjekje serioze për ta bërë atë të funksionojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat