Njerëzit më të suksesshëm të botës kanë vetëm një recetë suksesi

Life style

Njerëzit më të suksesshëm të botës kanë vetëm një recetë suksesi

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:44
Bill Gates

Njerëzit e suksesshëm japin gjithmonë këshilla për rrugën që duhet ndjekur për të arritur majat.

Steve Jobs është shprehur: “E vetmja mënyrë për të bërë punë të shkëlqyera është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të kërkoni.”

Oprah Winfrey ka thënë: “Nëse vërtet dëshironi të fluturoni, shfrytëzoni fuqinë tuaj për pasionin tuaj. Të gjithë kanë një.”

“Pa pasion, nuk ke energji. Pa energji, nuk keni asgjë,” është shprehur Donald Trump.

Pasioni nuk është i rëndësishëm vetëm për suksesin, por edhe për lumturinë. Prandaj psikologët kanë filluar të testojnë disa supozime.

Ashtu si çdo emocion, pasioni mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar shkencërisht, megjithëse psikologë të ndryshëm kanë krijuar mjete që mund të masin afërsisht përvojën.

Ata kanë krijuar dhjetë pyetje për të kuptuar shkallën e interesit dhe entuziazmit të dikujt për punën e tij. Njerëzit që kanë rezultate më të larta priren të jenë më të përkushtuar ndaj punës së tyre. Nga rezultatet e studimit 33% e të pyeturve bazojnë gjithçka tek pasioni për punën.

Të tjerë janë në kërkim të pasionit ose thjesht nuk e kanë. Psikologët theksojnë se të kesh këtë emocion lidhur ngushtë me punën që bën të nxit të jesh më produktiv. Ndaj e thënë ndryshe pasioni është çelësi i suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat