Njerëzit tregojnë gjërat që mësuan për partnerët e tyre, pas martesës

Life style

Njerëzit tregojnë gjërat që mësuan për partnerët e tyre, pas martesës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Je kurioz të dish se çfarë fshehin njerëzit para martesës? Buzzfeed ka pyetur njerëz të zakonshëm që kanë treguar të vërtetat troç.

“Kam zbuluar se burri im e dinte që gratë kishin perioda, por ai nuk e kishte idenë se periodat ishin me gjak. Ai mendonte se neve na dhimbte vetëm barku. Nuk e dinte derisa pa një ditë mbathjet e mia me gjak dhe filloi të qante. Ai mendoi se kisha ndonjë sëmundje të keqe, po vdisja dhe ia kishte fshehur këtë gjë. Kështu që më duhej t'i shpjegoja burrit tim 28-vjeç se çfarë ishin saktësisht menstruacionet”.

“Nuk e dija, por e kuptova vetëm pasi jetuam që gruaja ime e ka problem që dyshemeja e banjës të jetë e thatë. Kur ajo bën dush, më duket sikur e drejton kokën e dushit nga jashtë dushit. Kur ajo del jashtë, e imagjinoj duke e shkundur trupin e saj si të ishte qen dhe kur lan fytyrën në lavaman, e imagjinoj duke thënë: 'Një grusht ujë për mua, një grusht për ty dysheme e dashur”.

“Kam zbuluar se gruaja ime mund të përjetojë orgazmë vetëm duke e menduar!”

“Pasi ishim bashkë për 15 vjet dhe shtatë vjet të martuar, një ditë tjetër po shikonim TV kur dikush filloi të fliste gjermanisht, burri im e përktheu pa të keq! Unë i thashë: 'Kush je ti?!' Me sa duket, ai ka parë aq shumë filma lufte sa flet gjermanisht shumë mirë”.

“Mësova se gruaja ime ishte martuar edhe gjashtë herë të tjera. Ajo tha, 'Vetëm dy prej tyre të tregova sepse zgjatën më shumë se një vit”.

“Mësova se burri im nuk e dinte që hemisferat veriore dhe jugore përjetonin stinë të kundërta”.

“Ai ka një problem me shalqirin. Ha gjithmonë një të tërin, edhe nëse është 12 kile. Më pas ai sëmuret shumë, e kalon gjysmën e ditës duke urinuar, duke u përpëlitur dhe duke u ankuar për dhimbjen e tmerrshme të barkut. Unë duhet ta mbikëqyr kur shkojmë për pazar, kështu që ai të blejë vetëm mini shalqinjtë, sepse nëse e lë të qetë, ai do të blejë më të madhin që mund të gjejë!”

“Mësova se burri im nuk e dinte që gratë duhet të fshihen pas urinimit”.

“Kur u takuam në fillim, im shoq gjithmonë më tregonte historinë se si ai dikur garonte me biçikleta dhe njëherë ra aq keq sa theu hundën dhe iu dësh të bënte një operacion. Gjithmonë pyesja veten pse dukej kaq ndryshe në fotot e tij të vjetra. Gjithsesi, vetëm kur ishim të martuar prej disa vitesh, nëna e tij më dëgjoi duke e përmendur atë histori dhe nuk e kishte idenë se për çfarë po flisja! Me sa duket, ai kurrë nuk ra nga biçikleta. Ai ishte i vetëdijshëm për hundën e tij të madhe italiane, kështu që nëna kurseu paratë e saj për t'i bërë atij një operacion hunde!”

“Se ajo nuk mbyll asnjë derë! Nëse ajo merr një gotë për të pirë, dera qëndron e hapur. Merr varëse? Sirtari qëndron i hapur. Shkon në tualet, e lë derën hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat