Disa këshilla të thjeshta se si të silleni ndaj një personi që e dini që nuk ju do

Life style

Disa këshilla të thjeshta se si të silleni ndaj një personi që e dini që nuk ju do

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Duhet të keni hasur një person të paktën një herë në jetën tuaj, i cili, për ndonjë arsye të panjohur, nuk ju do apo nuk ju simpatizon

Është më e thjeshtë të anashkalosh njerëz të tillë, por nëse jeni detyruar të bashkëpunoni me një person të tillë ose ndoshta të jeni në të njëjtën shoqëri, duhet të jeni të mençur.

Njerëzit e zgjuar kanë taktikat e tyre që zakonisht janë të suksesshme në përballimin e situatave të këtilla.

Njerëzit inteligjentë janë të vetëdijshëm për faktin se jo të gjithë mund t’i pëlqejnë ata dhe ata nuk përpiqen ta bëjnë këtë, por vazhdojnë me të tyren.

Pasi të bindeni për veten tuaj, do të jeni në gjendje të eliminoni emocionet tuaja në lidhje me atë person dhe do të jeni më të relaksuar.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të tregosh pjekuri, pavarësisht faktit se një person i tillë mund të të provokojë. Mos bini në grackën e tij.

Nga ana tjetër, nëse një person i tillë krijon vazhdimisht një atmosferë të pakëndshme, mund t’ia bëni me dije me një ton të qetë se nuk ju pëlqen sjellja dhe stili i tij i komunikimit.

Mundohuni të përdorni frazën: “Unë e ndjej se …”, dhe shmangni fjalitë akuzuese, në mënyrë që të mos futeni në një konflikt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat